Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, José Graziano da Silva ka theksuar së fundi se, “bujqësia është e gatshme për një tjetër transformim të madh, pasi fitimet nga Revolucioni i Gjelbër dolën kundër kufijve të burimeve natyrore”.
Në një fjalim të mbajtur përpara grupit të studiuesve të Chatham House, ai ka theksuar se, e ardhmja e bujqësisë nuk nuk janë të dhenat, por dija.
Kjo është paradigma e re. Prodhimi ushqimor është rritur gjatë dekadave të fundit, por me një kosto të lartë për mjedisin, duke shkaktuar shpyllëzimin, mungesën e ujit, degradim të tokës dhe nivele të larta të emetimit të gazrave serrë. Që tani e tutje, “njerëzit që ushqejnë duhet të shkojnë krah për krah me ushqimin e planetit”.
Takimi i nivelit të lartë i Chatham House, “Një e Ardhme e Qëndrueshme për Ushqimin”, u ndoq nga zyrtarë qeveritarë, drejtues të korporatave, hulumtues dhe udhëheqës institucionesh. Takimi u përqendrua tek teknologjia, përdorimi i burimeve dhe niveli i tyre i përshtatshmërisë. Elasticiteti shihet si mjet për të siguruar çrrënjosjen e urisë, trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e burimeve natyrore. “Sistemet e tanishme të ushqimit janë treguar joefikase për të zhdukur urinë në botë”, tha Graziano da Silva, duke vënë në dukje se prodhimi aktual është më se i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë popullsinë globale dhe sërish ende më shumë se 800 milionë njerëz janë të nënvlerësuar.
Më shumë se sa të sigurohet rritja e prodhimit, është e rëndësishme që të gjithë të kenë akses në ushqim, tha ai duke vënë në dukje se programet e mbrojtjes sociale – të tilla si transfertat me kusht të parave dhe shfrytëzimi i mirë i prodhimit lokal për programet e ushqimit në shkolla, duke rritur aksesin e fermerëve të vegjël familjarë në treg – duhet të jetë në thelb të cdo përpjekjeje për të ndalur përkeqësimin e gjendjes së të varfërve ruralë në vendet në zhvillim.
“Ne duhet të promovojmë novacionin dhe të zbatojmë praktika të qëndrueshme që sigurojnë produkte të ushqyeshme ushqimore, shërbime për ekosistemet dhe aftësi përshtatshmërie ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Graziano da Silva.
Kjo nënkupton uljen e përdorimit të pesticideve dhe kimikateve në bujqësi, rritjen e diversifikimit të kulturave dhe përmirësimin e praktikave të ruajtjes së tokës.
Ndërhyrje në çdo hap
Në raportin e fundit të FAO-s, “E ardhmja e ushqimit dhe bujqësisë: Prirjet dhe Sfidat”, identifikon 15 tendencat kryesore dhe 10 sfidat që politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur të trajtojnë në vitet e ardhshme. “Të gjithë vendet duhet të angazhohen për zbatimin e ndryshimeve themelore”, thekson drejtuesi i FAO-s. Roli i konsumatorit është gjithnjë e më i rëndësishëm, veçanërisht sepse format e kequshqyerjes, të tilla si obeziteti janë në rritje të shpejtë, theksoi ai, duke vënë në dukje se më shumë se 2 miliardë njerëz janë mbipeshë dhe 500 milionë obezë. Kjo është një sfidë me të cilën përballen vendet e pasura dhe të varfra dhe pritet të rritet, pasi urbanizimi i shpejtë ndryshon zakonet dietike.
Shpërdorimi i ushqimit dhe humbjet janë një fushë kritike ku nevojiten ndërhyrje themelore për zhvillim të qëndrueshëm.
Analiza kryesore e FAO-së është se një e treta e ushqimit të prodhuar në nivel global shpërdorohet apo humbet çdo vit – duke përfshirë emetimin e gazrave serë, ndikimin në burimet natyrore dhe që shkojnë në një nivel aq të lartë sa do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e popullsisë së botës deri në vitin 2050. Por, humbjet e ushqimit vecanërisht në zinxhirin ushqimor mund të jenë shumë më të larta, veçanërisht në vendet në zhvillim me infrastrukturë të papërshtashme apo të munguar, tha Graziano da Silva, duke vënë në dukje se rreth dy të tretat e prodhimit nga sektori i peshkimit në Afrikën Perëndimore humbet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.