ProCredit Holding, kompania mëmë e bankës ProCredit Shqipëri, publikon raportin e ndikimit të grupit për 2017. ProCredit Shqipëri, pjesë e këtij raporti - Business Magazine Albania

ProCredit Holding, kompania mëmë e bankës ProCredit Shqipëri, publikon raportin e ndikimit të grupit për 2017. ProCredit Shqipëri, pjesë e këtij raporti


 

Grupi i bankave Procredit ka publikuar në një botim të vetëm, nismat me ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik në vendet ku këto banka operojnë. Pjesë e këtij publikimi është edhe ProCredit Shqipëri. Banka e fokusuar te zhvillimi i qëndrueshëm i bizneseve SME, ku mbrojtja e mjedisit dhe kontribuimi aktivisht në zhvillimin ekonomik, me përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore, është një komponent qendror i misionit të Grupit ProCredit, aplikon një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore në Shqipëri. Ajo ka krijuar një sistem të mirëfilltë të  menaxhimit mjedisor, i përbërë nga: sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor; administrimi i riskut mjedisor dhe social në kredidhënie dhe promovimi i kredive eko.

Raporti i Ndikimit të Grupit për 2017 ofron informacion të përmbledhur mbi ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor që shkaktojnë operacionet e biznesit të grupit ProCredit.

I udhëhequr nga kompania mëmë me seli në Frankfurt ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding), grupi ProCredit përbëhet nga banka të fokusuara në bizneset SME. Fokusi operacional i grupit është i përqendruar në Evropën Juglindore dhe Lindore, por grupi është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani.

Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit Holding, komentoi: “Ne jemi krenar që vazhdojmë të theksojmë angazhimin tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve ku bankat ProCredit operojnë. Së fundmi, së bashku me pasqyrat financiare të vitit 2017, ne publikuam Raportin Vjetor të Ndikimit të Grupit, i cili është hartuar në përputhje me standardet e raportimit të GRI-së. Ajo tregon në mënyrë të detajuar ndikimin e rëndësishëm që kemi arritur të krijojmë përmes modelit tonë të biznesit, qasjes sonë të veçantë ndaj marrëdhënieve me klientët dhe stafin”.

Znj. Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit Shqipëri, përshëndet hartimin e këtij raporti gjithëpërfshirës ku në një dokument të vetëm paraqiten të përmbledhura iniciativat e bankave që janë pjesë e grupit, përfshirë bankën ProCredit Shqipëri. Ajo thekson se: “Ne synojmë të punojmë me kompani inovative të cilat kanë vizion afatgjatë, me kapacitet për të krijuar vende të reja pune dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ne fokusohemi në sektorët e prodhimit dhe punojmë veçanërisht me SME-të që investojnë në projekte miqësore me mjedisin apo të efiçencës së energjisë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë klientëve të biznesit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në vende të ndryshme të rajonit. Klientët tanë të biznesit karakterizohen nga një model biznesi i qëndrueshëm dhe me nevoja për shërbime bankare moderne, të disponueshme 24/7. Jo vetëm kaq, por prej vitesh ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së  ndërgjegjësimit për këto çështje. Me kalimin e kohës, ne kemi arritur të përmirësojmë përqasjen tonë drejt menaxhimit dhe rritjes së performancës sonë mjedisore. Për të minimizuar ndikimin e saj mjedisor dhe atë të klientëve të bankës, banka ProCredit Shqipëri ka marrë një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore, duke krijuar një sistem të mirëfilltë të  menaxhimit mjedisor, i përbërë nga: Sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor; Sistem ky i cili është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të praktikave më të mira – ISO 14001”.

Ju mund të gjeni Raportin aktual të Ndikimit të Grupit në faqen e internetit të ProCredit Holding dhe të Bankës ProCredit Shqipëri.

Rreth Bankës ProCredit Shqipëri

Banka ProCredit është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100% kapital gjerman në Shqipëri.  Banka është e fokusuar në ofrimin e standardeve të larta të shërbimit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve moderne bankare, që plotësojnë pa kufizime në kohë, 24/7, nevojat e klientëve. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani. Banka është e vlerësuar me BB- nga Fitch Ratings dhe mbikëqyret në mënyrë të konsoliduar nga autoritete të larta të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj.

Rreth ProCredit Holding AG &Co. KGaA

ProCredit Holding AG &Co. KGaA, e vendosur në Frankfurt amMain, Gjermani, është shoqëria mëmë e grupit ProCredit të orientuar nga zhvillimi, e cila përbëhet nga banka për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME-të) dhe fokusi operacional i të cilave është në Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç fokusit rajonal, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e shoqërisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG &Co. KGaA përfshijnë investitorë strategjikë të Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest, DOEN Participaties Holandez, Banka e Zhvillimit KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si shoqëri e cila vepron sipas Ligjit për bankat të Gjermanisë, ProCredit Holding AG &Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare i Gjermanisë (BundesanstaltfürFinanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank-a gjermane. Më shumë informacion mund t’i gjeni në faqen e internetit të shoqërisë në www.procredit-holding.com.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0