Pritet që Threads të lançohet së shpejti edhe në web - Business Magazine Albania

Pritet që Threads të lançohet së shpejti edhe në web

Meta merr edhe një hap tjetër në rivalitetin me X – së shpejti pritet ta lansojë platformën e saj Threads edhe në web

Meta pritet që së shpejti ta lançojë në web versionin e platformës së saj të re të rrjeteve sociale Threads, duke shpresuar që të fitojë avantazh ndaj X – ish-Twitter – pasi numri i përdoruesve të saj filloi të bie.

Versioni i shumëpritur i web-it do ta bëjë Threads më të dobishëm për përdoruesit e fuqishëm si markat, llogaritë e kompanive, reklamuesit dhe gazetarët.

Lexo edhe:Meta, OpenAI, Anthropic dhe modelet e Cohere A.I. të gjitha krijojnë informacion të rreme – por, cili është më i keqi?

Meta nuk dha ndonjë datë rreth lansimit, por Adam Mosseri, kreu i Instagram, tha se kjo mund të ndodhë së shpejti.

“Jemi afër lancimit të versionit web”, shkroi Mosseri në një postim në Threads të premten.

Ndërsa duke u bazuar në një raport të Wall Street Journal, lansimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.Threads, e cila u lansua si një aplikacion në Android dhe iOS me 5 korrik dhe mblodhi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë, pati një rënie të popullaritetit teksa përdoruesit iu rikthyen platformës X pas një nxitimi në provimin e ofertës së re të Meta-s.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0