Prince Coffee House tani edhe në New York - Business Magazine Albania

Prince Coffee House tani edhe në New York


Rrjeti i Prince Coffee House tashmë ka shtrirë rrejtin e saj edhe përtej Oqeanit Atlantik, duke hapur filialin e saj edhe në Arthur Avenue, Bronx, New York.

Edhe pse simbolik, ky është investimi i parë direkt i një firme kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të punësohen rreth 20 punonjës.

Pra, tani edhe në New York mund të konsumoni produktet e Princ Coffee House, sikurse në Kosovë, duke filluar nga espresso, makiato e deri tek ëmbëlsirat e përgatitura nga kuzhinierët e Prince Coffee House .

Ambienti i rregulluar me motive shqiptare, me një staf të përkryer dhe të përkushtuar nga djemtë dhe vajzat nga Kosova do t’ju mirëpresin të gjithë juve që jetoni në New York për të shijuar MAKIATON më të mirë të përgatitur nga Prince Coffee House.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0