Presidenti i Bankës Botërore pritet nga Sejko, diskutohen reformat ekonomike - Business Magazine Albania

Presidenti i Bankës Botërore pritet nga Sejko, diskutohen reformat ekonomike


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zv.presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Siril Myler.

Guvernatori e njohu drejtuesin e lartë të BB me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Ai u ndal tek reformat dhe masat e ndërmarra për ringritjen e ekonomisë, si dhe treguesit pozitivë të sistemit bankar.

Nga ana e tij, Myler vlerësoi Bankën e Shqipërisë për kontributin e veçantë në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik dhe konsolidimin e sistemit financiar në Shqipëri.

Në përfundim, ai shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, nëpërmjet asistencës teknike dhe zhvillimin institucional të saj.

/ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0