Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka vlerësuar përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar një vaksinë “falas” COVID-19. Për të lehtësuar frikën, Duterte tha se ai do të ofrohet i pari për eksperiment dhe pas tij do të shpërndahet tek e gjithë popullata.
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte konfirmoi se ka pranuar ofertën e Presidentit rus Vladimir Putin për të siguruar një vaksinë ruse COVID-19 kur ajo të vihet në dispozicion dhe tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë në provat e para. ‘’Kur vaksina të vijë, unë do ta injektoj atë publikisht. Eksperimentoni me mua në fillim. Nëse funksionon tek unë, do të funksionojë për të gjithë’’- u shpreh ai.
Zyra e Duterte të martën tha se Filipinet janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Moskën në provat e vaksinave, furnizimin dhe prodhimin. ‘’Filipinet janë të gatshëm të punojnë me Rusinë në provat klinike, furnizimin, prodhimin e vaksinave dhe fusha të tjera që konsiderohen të zbatueshme nga agjencitë përkatëse Filipine dhe Ruse për të ndihmuar në këtë emergjencë globale shëndetësore’’- thuhet në deklaratë.
Rusia ka regjistruar zyrtarisht vaksinën kundër koronavirusit të krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë. Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, presidenti Vladimir Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. “Mesa di unë, vaksina e parë kundër koronavirusit në botë u krijua sot në mëngjes. Unë e di se është efektive, që krijon imunitet të qëndrueshëm dhe që ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Vaksina stimuloi një nivel të lartë antitrupash tek të gjithë vullnetarët dhe tek asnjëri prej tyre nuk kishte komplikime serioze. Një prej dy vajzave të mia e përdori vaksinën”, tha presidenti rus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.