Presidenti Biden “kërcënon” Arabinë Sauditë: Mos shkrutoni prodhimin e naftës - Business Magazine Albania

Presidenti Biden “kërcënon” Arabinë Sauditë: Mos shkrutoni prodhimin e naftës

Vendimi i OPEC-ut për të shkurtuar prodhimin e naftës me qëllimin frenimin e rënies së cmimit të saj në tregjet ndërkombëtare, ka marrë përgjigjen e presidentit amerikan Joe Biden. Biden paralajmëroi hapur për pasoja Arabinë Saudite, një vend ky me të cilin  demokratët në SHBA po kërkojnë ngrirjen e plotë të bashkëpunimit.

Biden e bëri të qartë se po shtyrohen masa ndaj sauditëve, edhe pse preferoi të mos hynte në detaje. Arsyeja e këtij reagimi të fortë të kreut të administratës amerikane është bindja se shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës do të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat e saj nga ari i zi në kohën kur luFta në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë.

Lexo edhe: OPEC mendon se çmimet e naftës po bien pa shkak. Pritet ulje e prodhimit

“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja.” –  Biden.

Senatori demokrat i Konektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëvë të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshintë edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimit. Sipas zëdhënësit të të sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby, Biden duket është bindur se  “është koha për të rshikuar marrëdhëniet më Arabinë Saudite dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”. Kjo e fundit dhe Rusia janë dy vende kyce të OPEC+.

Grupi njoftoi javën e kaluar se do të ulte prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë me pretendimin se kjo do të ndikojë në mbajtjen e një niveli të caktuar të cmimit, ndërkohë që një gjë e tillë do të ndihmonte financiarisht Vladimir Putinin./ CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0