Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak

Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak


Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, shkruan CNN, fakt i vënë re edhe nga vetë shkencëtarët.

Lexo: Ministria e Financave: Ja si do të procedohet për përfitimin e pagesës së papunësisë, si pasojё e Covid-19

Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë, pra dridhje të krijuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Dhe në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz pak më pak.

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, foli për herë të parë rreth këtë fenomen në Bruksel. Sipas Lecocq, Brukseli po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, kohë kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.

Ulja e zhurmës ka pasur një efekt veçanërisht interesant në Bruksel: Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar. Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e zvogëluar e njeriut e bën më të lehtë marrjen e dridhjeve delikate në tokë.

Lexo: 486 milionë $ financim nga Banka Botërore për vendet e Europës dhe Azisë Qendrore në përgjigje të pasojave shëndetësore dhe ekonomike të Covid-19

Zhurmat e përditshme të jetës së qytetit, nënkuptonin se stacioni në Bruksel nuk arrinte të kapte ngjarje të vogla sizmike.

“ Ju ndiheni sikur jeni vetëm në shtëpi, por ne mund t’ju themi se të gjithë janë në shtëpi. Të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë po respektojnë rregullat”, tha ai.

Burimi: CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0