Prej datës 10 maj, asistencë në çdo vendbiznesi për fiskalizimin - Business Magazine Albania

Prej datës 10 maj, asistencë në çdo vendbiznesi për fiskalizimin

fiskalizimi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit, se prej datës 10 maj, Shërbimi për tatimpaguesit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të ofrojë asistencë dhe mbështjetje në çdo vend ushtrimi aktiviteti, për çdo tatimpagues, për regjistrimin e të dhënave fillestare në portalin SelfCare, në funksion të procesit të Fiskalizimit.

Vizitat e punonjësve të Shërbimit, do të kryhen me qëllim informimin dhe asistencën e tatimpaguesve për përmbushjen në kohë dhe me cilësi të detyrimeve ligjore për fiskalizimin dhe objektiv kryesor, maksimizimin e  numrit të tatimpaguesve të regjistruar në Portal, të cilët përmbushin detyrimet në mënyrë vullnetare.

Punonjësit që do ofrojnë asistencë në terren janë të trajnuar për detajet e procesit, janë pajisur me mjetet e nevojshme elektronike, tableta, për të mundësuar aplikimin konkret nga tatimpaguesit dhe do të paraqesin në çdo subjekt mjetin e tyre të identifikimit si dhe Urdhrin e Punës.

Gjithashtu, Tatimet bëjnë të ditur se pranë zyrave të shërbimit për tatimpaguesit në çdo DRT, do të ngrihet një sportel i posaçëm, Këndi i Biznesit të vogël, i dedikuar vetëm për suportin e tatimpaguesve të biznesit të vogël, lidhur me procesin e fiskalizimit.

Ky Shërbim do të ofrohet edhe nga sportelet e DPT në qendrat ADISA dhe në QKB.

Nga data 1 Korrik 2021, do të fiskalizohen transaksionet e shitjes pa para në dorë midis tatimpaguesve, e njohur si faza B2B dhe prej datës 1 Shtator 2021, edhe shitjet me para në dorë, transaksionet B2C.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0