Portreti i Biden me fara, artisti shqiptar hyn sërish në “Guinness World Records” - Business Magazine Albania

Portreti i Biden me fara, artisti shqiptar hyn sërish në “Guinness World Records”

Artisti shqiptar nga Gjakova, Alkent Pozhegu ka hyrë sërish në “Guinness World Records”, për një mozaik që i ka bërë Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden. I riu nga Gjakova e ka realizuar mozaikun e Biden në rrugët e qytetit të tij dhe gjithçka është realizuar me fara.

Fotot e shkrepura të Alkentit duke ndërtuar mozaikun u shpërndanë në të gjithë rrjetet sociale, duke u bërë virale. Portreti mori gjithashtu vëmendjen e mediave prestigjioze të huaja si “New York Times”, “The Guardian”, “Le Dauphine”, “Sky News”  dhe “Telegraph”. Në këto media ky portret dhe pamjet e shkrepura u cilësuan si “fotot e ditës”.

Kjo nuk është hera e parë për artistin Alkent Pozhegu në “Librin Guiness”. Më parë ai ka mbajtur rekordet për vepra si: “Mozaiku më i madh me gurë” në vitin 2014, dhe “Mozaiku më i madh me fara” në vitin 2017.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0