Porsche ka prezantuar zyrtarisht në Berlin, Gjermani, gjeneratën e dytë të Panameras.
Modeli i ri vjen me trup më të madh se parardhësii tij dhe me dizajn më agresiv.
Sa i përket fuqisë, modeli është më i fuqishëm dhe ka motorr 4.0-litërsh V8 Turbo me 542 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë qe e arrin për vetëm 3.8 sekonda. Top shpejtësia e këtij modeli është 305 km/orë.
Modeli 2.9-litërsh V6 ka 434 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 4.2 sekonda.
Porsche thotë se Panamera 4S Diesel është vetura më e shpejtë dizel në botë. Modeli V8 me 416 kuajfuqi përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 4.3 sekonda, ndërsa top shpejtësia që mund të arrihet me këtë veturë është 285 km/orë.
Një veturë 4S në Gjermani kushton 113 mijë euro. Automobili do të dalë në shitje që nga muaji nëntor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.