Porsche krijon një verë me rastin e 70 vjetorit. Shitet vetëm në Stuttgart

Porsche krijon një verë me rastin e 70 vjetorit. Shitet vetëm në Stuttgart


Në fillim të Qershorit, fansat e Porsche festuar përvjetorin e 70 të kompanisë. Nëse mendoni se festa ka mbaruar, gaboheni.

Porsche ka krijuar së fundmi një shishe verë nën emrin e saj.

E quajtur Cuvée 356, frymëzuar nga emri i makinës së parë, Porsche kërkoi ndihmën e Tement, kantina e njohur në Styria të Austrisë.

Tement ishte një zgjedhje e përshtatshme për kompaninë për 2 arsye. E para, Porsche 356, e para Porsche ndonjëherë, është prodhuar në Gmünd, Austri. 250km nga Tement. Së dyti, ambasadori i Porsche dhe legjenda e rally Walter Röhrl është një adhurues vere, veçanërisht i sauvignon blanc për të cilën Tement është e njohur.

porsche

“Unë isha i bindur që nuk ishte çështja tek lloji i rrushit. Gjithçka varej nga rajoni i verës. Sauvignon arrin perfeksionin këtu në Styria.” – u shpreh Manfred Tement, themelues dhe menaxher i Weingut Tement.

Röhrl dhe distributori i verës Alexander Baron von Essen, vizituan Tement Dhjetorin e kaluar. Kjo për të testuar Cuvée 356. Por edhe për të ndihmuar djalin e Manfred, Armin Tement, të krijonte përzierjen e duhur. Rezultati ishte 65% pinot blanc, 18% chardonnay, 12% sauvignon blanc dhe 5% pinot gris.

“Kjo është një verë e lehtë përsa i përket përqëndrimit të alkoolit. Është e lehtë, e sofistikuar, elegante, me një shije të lehtë arre.” – shpjegoi menaxheri i restorant Christophorus, Holger Schamm.

Por, kjo verë nuk është edhe aq lehtë e aksesueshme. Porscha ka menduar që disa gjëra kaq të veçanta, duhet të jenë vështirë për t’u gjetur.

Cuvée 356 mund të blihet vetëm në restorantin Christophorus, pranë dyqanit të muzeumit të kompanisë në Stuttgart.

Gjithsesi, disa banorë që jetojnë në Gjermani, mund t’a blejnë atë për $23.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0