Popullsia vijon të tkurret. Malaj: duhen politika aktive për rritje

Popullsia vijon të tkurret. Malaj: duhen politika aktive për rritje


 

Shtimi natyror i popullsisë në Shiqipëri vijon të bjerë duke treguar për një fenomen negativ të qendrueshëm në këtë drejtim.

Pas shifrave të tremujorit të parë të këtij viti, kur ndodhte për herë të parë ulja natyrore e popullsisë, edhe në tremujorin e dytë shifrat janë negative. Krahasuar me një vit më parë, rënia është gati 70% sipas Institutit të Statistikave.

Sipas të dhënave numri i lindjeve ishtë më pak se 5600 (- 25% ndaj tremujorit të dytë 2017) ndërsa numri i vdekjeve ishte mbi 4800, (-2.2% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar).

 

Duke iu referuar shifrave të fundit dhe leximit të tyre, prof. Arben Malaj, ish Ministër i Financave thotë se referencat statistikore të institucioneve ndërkombëtare parashikojnë se Shqipëria në vitin 2030 do të ketë rreth 2 milionë e 953 mijë banorë.

Ai fton të lexohen dhe interpretohen me kujdes shifrat, ndërsa thekson se, “është e vërtetë që bota sot ballafaqohet me një nga sfidat demokrafike më të vështira, plakjen e popullsisë, e cila krijon probleme të mprehta ekonomike, sociale dhe financiare”.

Sipas tij, “një rritje demografike nën 2.1% e popullsisë është e pamjaftueshme për të ushqyer rritjen ekonomike të një vendi në një periudhë afatgjatë”.

Natyrshëm, sipas Malajt, automatizimi, robotizimi, inteligjenca artificiale synojnë ta zbusin këtë plagë.

Plakja e popullsisë, ku rritet numri i të moshuarve që jetojnë mbi moshën e pensionit dhe njëkohësht rritet numri i viteve të jetesë ka krijuar kosto të rënda buxhetore duke ushqyer rritjen e borxheve dhe riskun e krizave të mëdha buxhetore.

Lexoni: Banka Qendrore Botërore: Popullsia në moshë pune në Shqipëri po zvogëlohet

Duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare, Malaj thekson se, “plakja e popullsisë po ristrukturon edhe tregjet e punës, ku shërbimet sociale janë sot tregu i dytë me rritjen më të madhe, pas rritjes se ekonomisë së dijes. Kjo për shkak se njerëzit e moshës së tretë kërkojnë asistencë shëndetësore, e cila pavarësisht nga diversiteti i formave që përdorin shtete të ndryshme, në tërësinë e saj kërkon më shumë të punësuar”.

Sipas përllogaritjeve nga studimet e INSTAT dhe referencave ndërkombëtare, prof.Malaj vëren se, Shqipëria është në kohën kur duhet të marrë politika aktive për rritjen e shtesës natyrore të popullsisë.

Tkurrja natyrale e popullsisë, shihet me shqetësim nga ekonomistët, por ajo e ka një zgjidhe: janë politikat e natalitetit, politika që shumë vende po i aplikojnë.

Në numrin e fundit të revistës, Businessmag.al ka trajtuar këtë çështje, nisur nga zhvillimet demografike të fillim vitit. Ekonomisti Koco Broka, i cili së fundi ka publikuar një libër për çështjet e pensioneve në Shqipëri, thotë se plakja e popullsisë, kërkon si kundëpërgjigje politika nataliteti. Politika që nxisin lindjen e më shumë se dy fëmijëve, përmes financimit direkt të prindërve, por edhe krijimit të kushteve të rritjes (shtimi i çerdheve, kopshteve, përmirësim i kushteve sociale, ulje e orarit të punës për nënat, etj.) Nisma të tilla janë ndërmarrë tashmë nga shumë vende që po përballen me plakjen e popullsisë.

Lexoni: Ulja e lindjeve?! Koço Broka: duhet politikë nataliteti

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0