Popullsia e BE parashikohet të tkurret me 2/3 - Business Magazine Albania

Popullsia e BE parashikohet të tkurret me 2/3

Një nga problemet më të mëdha që po përballen vendet e Bashkimit Evropian është rënia e numrit të popullsisë. Sipas projektimit, pritet që deri në vitin 2050 popullsia në union të tkurret me të pakën 2/3. Në Letoni dhe Lituani është parashikuar që në vitin 2050 të kenë të paktën 20% më pak popullsisë se sa kishin në vitin 2019.

Rritje të konsiderueshme të popullsisë parashikohet të kenë vetëm vende si Islanda, Irlanda, Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtejn. Rënia e numrit të popullsisë do të shoqërohet dhe me plakje të popullsisë sidomos në vendet e Evropës lindore Poloni, Sllovaki, Rumani dhe Bulgari por edhe në jug të Evropës si Itali, Spanjë dhe Portugali.

Rënia e moshës së popullsisë parashikohet vetëm në disa zona të veçanta ku pjesa  më e madhe e këtyre vendeve ndodhe në Gjermani dhe ku mosha pritet të ulet më të paktën 4 vite mesatarisht. Në 31 vendet që bëjnë pjesë në marrëveshjen e tregtisë së lirë, mosha mesatare e popullsisë nga 45.1 vjeç që ishte në 2019 pritet të shkojë në 49.1 vjeç në vitin 2050.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0