Pompei… zbulohet një “fast-food” antik - Business Magazine Albania

Pompei… zbulohet një “fast-food” antik

Si një nga pasuritë më të jashtëzakonshme të trashëgimisë botërore UNESCO, Pompei vazhdon të surprizojë botën. Së fundmi, kanë dalë në dritë pamjet e një dyqani ushqimor ambulant, që tregojnë dy rosa të varura, një gjel, një qen të lidhur dhe që duken sikur janë pikturuar në 3D. Ambienti pothuajse i paprekur i një Termopiumi, një dyqani ushqimesh në rrugë, me pjata të të gjitha llojeve, nga kërmijtë te një lloj “rizoto”, është zbuluar në Pompei.

Një zbulim që kthen një fotografi të pabesueshme të ditës së shpërthimit dhe hap studime të reja mbi jetën, përdorimet dhe ushqimin e pompeianëve. Ajo që është për t’u habitur është zbulimi në enët e Termopoleve të gjurmëve të ushqimit që shiteshin në rrugë. Ishte zakon i romakëve që të konsumonin jashtë ushqim dhe pije të nxehta. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Pompeit, po studiojnë materialin për të verifikuar sesa mund të zgjerohen njohuritë mbi zakonet e të ushqyerit në epokën romake.

“Një fotografi e asaj dite katastrofike”, komenton drejtori i Parkut Arkeologjik Massimo Osanna, i cili njofton se: “Do të jetë dhurata e Pashkëve, për vizitorët”.

Ministri i Kulturës Franceschini, vlerësoi frytin e punës në ekip, në Pompei, vitet e fundit: “Një shembull i shkëlqyeshëm, për rimëkëmbjen e vendit”. Punimet e javëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe të gjithë mjedisin e tavernës, me banakun e saj të zbukuruar në mënyrë të hollë dhe në formë L-je dhe vazot me mbetjet e ushqimit dhe pjatat e gatuara që romakët i konsumonin në rrugë.

Jo vetëm kaq, po aq i rëndësishëm është zbulimi i eshtrave të dy burrave dhe një skelet qeni. Një nga viktimat, një burrë rreth të 50-ve ishte shtrirë në një ahur në pjesën e pasme të dhomës dhe mund të kishte vdekur nga shembja e papanfigos. Mbetjet e tjetrit u gjetën në një vazo të madhe dheu, përveç njërës këmbë që ishte afër banakut. Sipas arkeologëve, mbajtja e fshehtë e skeletit të dytë mund të jetë vepër e ekskavatorëve “ndoshta nga shekulli XVII”, të cilët, kishin gërmuar një tunel pikërisht pranë kësaj ndërtese.

Restaurimi është ende në proces dhe puna vazhdon edhe në laboratorë, ku analizat do të shoqërohen nga të tjera për të mësuar përmbajtjen e enëve të mëdha prej balte dhe për të pasur më shumë informacion mbi eshtrat e viktimave. Së shpejti, kjo pjesë e gërmimeve të reja, do të jetë e hapur për vizitorët: Pompei është qyteti romak që u fundos nga shpërthimi i Vezuvit, 2 000 vjet më parë (viti 79, pas Krishtit).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0