Prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar 215 Patrulla të Përgjithshme për zbatimin e këtyre masave të kërkuara nga ministria e Shëndetësisë, sipas policisë. Gjatë këtij operacioni janë mbyllur gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live, në zbatim të këtij telegrami.
Strukturat e Policisë së Shtetit infirmojnë qytetarët se do të bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.
Lexoni: Evitoni lëvizjet e panevojshme!
Policia e Shtetit iu bën thirrje pronarëve të lokaleve në të gjithë vendin, që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi në të kundërt, moszbatimi i urdhrave do shoqërohet me penalitete ligjore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto