Polestar 2 përfiton një distancë të zgjeruar, efikasitet dhe performancë më të lartë, gjithnjë duke reduktuar ndikimin e karbonit - Business Magazine Albania

Polestar 2 përfiton një distancë të zgjeruar, efikasitet dhe performancë më të lartë, gjithnjë duke reduktuar ndikimin e karbonit

Kjo makinë tashmë ka ardhur edhe në Shqipëri, e gjeni tek Mektrin Motors.

Polestar ka përmirësuar distancën, efikasitetin dhe performancën e Polestar 2, duke ulur në të njëjtën kohë ndikimin e tij karbonik si pjesë e ndryshimeve të rëndësishme për modelin e vitit 2024.

Polestar 2 tani mund të udhëtojë deri në 22% më larg, të konsumojë deri në 9% energji më pak dhe të ngarkohet deri në 34% më shpejt, falë përmirësimeve të pajisjeve duke përfshirë bateri më të mëdha dhe motorë të rinj.

“Ne vërtet e adhurojmë Polestar 2 – një makinë aq moderne dhe argëtuese për tu drejtuar. Inxhinierët tanë kanë punuar shumë për të integruar zhvillime të rëndësishme që vërtetë e përmirësojnë paketën në përgjithësi dhe e kanë bërë atë edhe më të mirë. Ne krenohemi që shohim se kjo mund të bëhet pa rritur ndikimin e tij karbonik, por më së shumti duke e ulur atë,” thotë Thomas Ingenlath, CEO i Polestar.

Motori i distancës së gjatë është tani i certifikuar për deri në 655 km në standardin WLTP, dhe shpejtësia maksimale e ngarkimit DC është tani deri në 205 kW për versionet me një bateri të re 82 kWh. Motorët e rinj janë më efikasë, ndërsa ndryshimi në favor te rrotës të pasme për versionet me një motor dhe zhvillimi për versionin me dy motorë do të thotë se Polestar 2 është edhe më argëtuese për tu drejtuar, duke përfshirë përfitime nga ndryshimi i peshës mbi rrotat e drejtuara.

Që nga fillimi i dorëzimeve të Polestar 2 në vitin 2020, ndikimi karbonik i tij nga lindja deri në derën e përdoruesit është ulur vazhdimisht. Rezultati është një kursim total i CO2e prej 12%, ose 3 tonë në 3 vite*. Alumini me sasi të ulëta karboni në rrota dhe tavolinën e baterisë, ndryshimi në energji të rinovueshme në fabrikë, dhe për modelin e fundit MY24, kimia e përmirësuar e baterisë janë disa nga faktorët që kanë kontribuar. Përpjekja për përmirësim të vazhdueshëm të performancës nëpërmjet çdo modeli të vitit është një strategji e rëndësishme për Polestar, e cila, kombinuar me përpjekjet e vazhdueshme për uljen e CO2e, është një nga faktorët dallues të Polestar.”

 

 

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0