Po me klinikat dentare çfarë do të ndodhë? Business Magazine AlbaniaNë këtë gjëndje, pasi janë urdhëruar të mbyllen lokalet, transportet publike, restorantet, palestrat, diskot, do të mbyllen edhe klinikat dentare.

Po me klinikat dentare çfarë do të ndodhë?


Në këtë gjëndje, pasi janë urdhëruar të mbyllen lokalet, transportet publike, restorantet, palestrat, diskot, do të mbyllen edhe klinikat dentare.  

Lexo: Çfarë do të ndodh me Fasoneritë në Shqipëri

Urdhri i Stomatologut iu ka bërë thirrje dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre dentare deri në datën 3 prill, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Njoftohet se shërbimet e urgjencës të kryhen vetëm konform protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Bëni kujdes dhe respektoni këto urdhëra për t’u mbrojtur ju dhe personat e tjerë rreth jush.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0