PMI përfshihet në Indeksin e Barazisë Gjinore të Bloomberg 2022 për angazhimin për barazinë e grave - Business Magazine Albania

PMI përfshihet në Indeksin e Barazisë Gjinore të Bloomberg 2022 për angazhimin për barazinë e grave

Barazisë Gjinore

Është viti i dytë radhazi që PMI renditet në listën prestigjioze, duke nxitur ambiciet e kompanisë për të vendosur barazi gjinore në kulturën dhe në ambientet e punës.

PMI është pjesë e listës së Indeksit të Barazisë Gjinore të Bloomberg (Gender-Equality Index- GEI) për të dytin vit radhazi.

Përfshirja në listën e vitit 2022 është një vlerësim për progresin domethënës që ka bërë kompania për të çuar përpara barazinë gjinore në kompani në nivel global.

Motivimi pas nismave për barazinë gjinore është i qartë: kompanitë në të cilat ka më shumë gra në role menaxheriale gjenerojnë më shumë të ardhura dhe kthim të investimit, sipas një studimi nga Credit Suisse.

Për PMI, kjo është një arritje akoma më e madhe se ajo e vitit të kaluar, duke patur parasysh se pragu i vlerësimit për përfshirjen në indeks  (që bazohet tek transparenca e të dhënave dhe performanca e tyre) është rritur.

“Krenarë për progresin tonë”

Indeksi GEI i 2022-shit vë në pah transparencën e PMI në raportimin e të dhënave që kanë të bëjnë me gjininë, çfarë tregon për përpjekiet e kompanisë për barazi gjinore në ambientet e saj të punës si edhe për mundësi të barabarta për të gjithë punonjësit.

Aktualisht, 39.2% e pozicioneve menaxheriale në PMI mbahen nga gra.

Kjo përqindje shënon një rritje me mbi 10% që nga 2014-a dhe e sjell kompaninë akoma më pranë përmbushjes së objektivit për të patur gra në të paktën 40% të pozicioneve menaxheriale deri në fund të 2022-shit.

“Jam e lumtur që PMI është pjesë e GEI për të dytin vit radhazi, veçanërisht nëse mbajmë parasysh se pragu për përfshirje në këtë listë është rritur që nga viti i kaluar,” u shpreh Silke Muenster, Drejtore e PMI për Diversitetin.

“Ndërsa kemi një rrugë të gjatë përpara, jam shumë krenare për progresin që kemi bërë deri më sot dhe jam e bindur se në të ardhmen do të arrijmë akoma më shumë.”

Matja e performancës

GEI është një indeks i ponderuar mbi kapitalizimin e tregut që ka si qëllim të masë performancën e kompanive publike transparente në raportimin e të dhënave mbi përfshirjen gjinore.

Ky indeks e mat barazinë gjinore përmes vlerësimit në 5 shtylla: gratë në role udhëheqëse, përzgjedhja e talenteve, pagat e barabarta, kultura e gjithëpërfshirjes, politikat kundra ngacmimeve në ambientet e punës dhe imazhi i kompanisë si fuqizuese e gruas.

Të gjitha kompanitë e përfshira në GEI kanë performuar në ose mbi pragun global të vendosur nga Bloomberg për të pasqyruar transparencën në raportim dhe arritjet në statistikat dhe politikat e ekselencës.

Peter T. Grauer, Kryetar i Bloomberg dhe Kryetar Themelues i Klubit 30% të SHBA, tha: “Ne jemi krenarë që po e vlerësojmë PMI dhe 417 kompanitë e tjera të përfshira në GEI 2022 për angazhimin e tyre ndaj transparencës dhe vendosjes së një standardi të ri në raportimin e të dhënave që kanë të bëjnë me gjininë.”

“Edhe pse pragu për përfshirjen në GEI është rritur, lista e pjestarëve vazhdon të rritet. Ky është një tregues se më shumë kompani po punojnë për të përmirësuar metrikat që lidhen me gjininë, duke nxitur më shumë mundësitë e suksesit për talente të një diversiteti të larmishëm.”

Progresi në barazinë gjinore

Përfshirja për herën e dytë radhazi në indeksin e barazisë gjinore ndjek një seri arritjesh dhe nismash për të bërë progres në aspektin e barazisë gjinore brenda PMI.

Këto përfshijnë:

  • Të qenit e para kompani me certifikim EQUAL-SALARY (Paga të barabarta) në nivel global në mars të 2019-ës, duke konfirmuar paga të barabarta për punë të barabartë si për burrat edhe për gratë në mbi 90 vendet në të cilat operon PMI.
  • Ndryshimet në politika me qëllim shmangien e paragjykimeve gjinore në vlerësimin e talenteve, duke përfshirë procesin e rekrutimit, menaxhimin e performancës si edhe mundësitë për promovim.
  • Prezantimin e një rregulloreje të re gjithëpërfshirëse për lejen e lindjes në nivel global
  • Vlerësimin e grave më të spikatura në kompani si shembuj frymëzues dhe ofrimin e mundësive formale dhe informale për gratë që të mund të rrjetëzojnë për të gjetur mbështetje, të mësojnë gjëra të reja dhe të mentorohen.
  • Prezantimin e një programi për të mbështetur gratë në pozicione udhëheqëse.

Barazia si çelësi që hap dyert e të ardhmes pa tym

Të arriturit të barazisë gjinore në PMI nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë; është një hap kyç, i cili përcakton suksesin afatgjatë të kompanisë.

Prandaj është thelbësore që të vazhdojë kultivimi i një kulture gjithëpërfshirëse e cila reflekton diversitetin e njerëzve nëpër botë në ambientet e punës.

Kjo do të bëjë të mundur fuqizimin e PMI për të çuar përpara inovacionin dhe fokusin ndaj konsumatorit, të nevojshme për të përmbushur vizionin për një të ardhme pa tym.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0