Plus Communication largohet nga tregu i telefonisë mobile

Plus Communication largohet nga tregu i telefonisë mobile


Plus Communication, kompania shqiptare e telefonisë së lëvizshme po tërhiqet nga tregu. Pas dobësive të shumta dhe konkurrencës së fortë në treg, kompania e fundit e krijuar Plus Communication ka zgjedhur të shesë shërbimin e saj tek operatorët më të hershëm përkatësisht Vodafone Albania dhe  Telecom Albania.

Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se është njoftuar për marrëveshjen që dy kompanitë Vodafone dhe Telecom kanë arritur me kompaninë Plus. Sipas marrëveshjeve të bëra, dy kompanitë do të ndajnë të drejtën e përdorimit të frekuencave të Plus Communication. Procedurat e nisura, paralajmërojnë rikthimin e tregut mobile me tre operatorë. Për mënyrën se si do të konsumatorët e Plus, pritet të vendosin Autoriteti i Konkurences dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Plus Communication u fut në treg në mes të vitit 2009. Shtimi i operatorëve solli rritje të konkurencës dhe një ulje të ndjeshme të tarifave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0