Plisi shqiptar drejt njohjes nga UNESCO! - Business Magazine Albania

Plisi shqiptar drejt njohjes nga UNESCO!

Plisi shqiptar drejt njohjes nga UNESCO

Një peticion online i nisur së fundmi synon përfshirjen e Plisit të bardhë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Nisma kërkon njohjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare të kësaj pjese të veshjes tradicionale shqiptare, e cila njihet në krahina të ndryshme edhe si qeleshe, kësulë apo qylaf.

Lexo edhe: Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO

Sipas organizatorëve, përfshirja në listën e UNESCO-s do të siguronte mbrojtje për teknikën tradicionale të punimit, mbështetje për artizanët që e prodhojnë me dorë dhe promovim më të gjerë të trashëgimisë kulturore shqiptare në nivel ndërkombëtar.

Plisi konsiderohet një nga elementet më të njohura të identitetit tradicional shqiptar dhe është përdorur ndër shekuj në jetën e përditshme, në ceremoni dhe në ngjarje historike. Ai prodhohet kryesisht nga leshi i bardhë dhe ruan forma karakteristike që ndryshojnë sipas krahinave.

Brenda pak ditësh nga publikimi, peticioni ka mbledhur rreth 4 mijë firma mbështetëse. Organizatorët synojnë që përmes këtij mobilizimi të rritet ndërgjegjësimi publik dhe të ndërmerren hapa institucionalë për paraqitjen zyrtare të kandidaturës pranë UNESCO-s.

Atlantiku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0