PLATFORMA NDËRKOMBËTARE “CONFIRMING” E GRUPIT INTESA SANPAOLO TASHMË OPERACIONALE DHE NË SHQIPËRI - Business Magazine Albania

PLATFORMA NDËRKOMBËTARE “CONFIRMING” E GRUPIT INTESA SANPAOLO TASHMË OPERACIONALE DHE NË SHQIPËRI

CONFIRMING

Intesa Sanpaolo Bank Albania po lançon Platformën “Confirming” – Programi Italian i Financimit të Zinxhirit të Furnizimit që lidh blerësit dhe furnitorët nga vende të ndryshme evropiane.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, si dhe banka të tjera ndërkombëtare, pjesë e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale (“ISBD”) të Intesa Sanpaolo, po i bashkohen platformës “Confirming”. Që nga viti 2021, kjo platformë ka funksionuar me sukses në nivelin e Bankës CIB, filiali hungarez i grupit Intesa Sanpaolo. Në këto rrethana, Banka CIB do të shërbejë si qendër (HUB) ndërkombëtare e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale, dhe do të jetë përgjegjëse për operacionet “Confirming” në të gjithë rajonin.

Platforma “Confirming” do të sigurojë likuiditet për ndërmarrjet që operojnë brenda logjikës së zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit. Infrastruktura e platformës është zhvilluar më tej dhe tani ajo do të fillojë t’i shërbejë të gjithë rajonit të Evropës Qendrore, ku grupi Intesa Sanpaolo është i pranishëm përmes bankave filiale të tij.

Në kuadrin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet 6 vendeve (Serbi, Sllovaki, Hungari, Rumani, Slloveni dhe Itali), Intesa Sanpaolo Bank Albania do të jetë një partner i rëndësishëm në zinxhirin e vlerës tregtare ndër-rajonale dhe do t’u ofrojë klientëve të saj të segmentit të korporatave avantazhet e përdorimit të kësaj platforme për aktivitetet e tyre ndërkombëtare tregtare.

Platforma “Confirming” prezanton një zgjidhje inovative financiare dixhitale, plotësisht funksionale në Itali ku numëron më shumë se 3.000 klientë aktivë.

Platforma “Confirming”, në thelb është një zgjidhje dixhitale për Faktoring e cila optimizon menaxhimin e likuiditetit për blerësit dhe siguron pagesa të shpejta për furnitorët. Për rrjedhojë, kostot që lidhen me vonesat ulen për të dy palët dhe rreziku i mospagesës nga blerësit mbulohet plotësisht nga grupi Intesa Sanpaolo. Pjesëmarrja e Bankës si partner në zinxhirin e furnizimit, rrit sigurinë jo vetëm për furnitorët, por në të njëjtën kohë dhe besueshmërinë për blerësit.

Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: “Lançimi i platformës “Confirming” është në përputhje me angazhimet tona për arritjen e objektivave të biznesit drejt dixhitalizimit dhe inovacionit dhe për t’i ofruar klientëve tanë të korporatave sa më shumë komoditet në marrëdhëniet e tyre tregtare. Në këtë moment, kërkohet mbështetje e zinxhirëve të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve duke minimizuar proçeset që kërkojnë kohë; platforma “Confirming” vjen për t’i shërbyer më së miri marrëdhënieve tregtare efikase dhe efektive midis Shqipërisë dhe 6 vendeve të tjera”

Angazhimi ynë është të mbështesim zhvillimin e aktiviteteve të klientëve dhe të krijojmë mundësi të reja biznesi në tregjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, ku jemi të pranishëm.” ka deklaruar Giuseppe Ferraro, Drejtues i Korporatave dhe SME-ve të Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare. “Platforma “Confirming” prezanton një dimension të ri të të bërit biznes në nivelin ndërkombëtar, duke mundësuar kryerjen e transaksioneve lehtësisht; proçes ky i cili rrit rolin e zinxhirëve lokalë të furnizimit, ku ndërmarrjet e mëdha dhe të vogla kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë.”

Platforma “Confirming” thekson angazhimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të thjeshtuar marrëdhëniet e bankës me klientët e korporatave nëpërmjet shërbimeve dixhitale që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare.

Lexo: Italia fillon eksperimentet për katër ditë punë në javë

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, institucionale dhe me vlerë neto të lartë, të vegjël dhe të mesëm, bizneset dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientëve dhe aksionarëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me ndjenjën e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku operojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në vitin 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit janë frymëzuar nga klientët e Intesa.

Faqja zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0