Piramida e markave luksoze në të gjithë botën - Business Magazine Albania

Piramida e markave luksoze në të gjithë botën


Markat e famshme jane mënyra më e mirë për të treguar mirëqenien dhe ka shumë milionerë nëpër botë që duan shumë të mburren.

“Markat që shiten janë më të rëndësishme se sa paratë e fituara,” shkruan drejtori menaxhues i HSBC Erwan Rambourg në librin e tij të fundit, “The Bling Dynasty: Why the Reign of Chinese Luxury Shoppers Has Only Just Begun.”

Rambourg krijoi një piramidë për të treguar renditjen e markave më të mëdha duke filluar nga Starbucks e deri te diamantët luksoz të Graf.

Kjo është renditja:

piramida-e-markave-luksoze-ne-te-gjithe-boten-businessmag

Markat apo produktet luksoze të çdo lloji përfitojnë nga rritja e mirëqenies në të gjthë botën.

Tashmë, markat që janë bërë shumë të arritshme janë më pak tërheqëse për blerësit super të pasur.

Louis Vuitton konsiderohet një markë për shtresën e mesme për shumë Kinez të pasur.

“Louis Vuitton është bërë shumë i zakonshëm,” ka thënë një grua miliardere gjatë bisedës me drejtorin menaxhues të Grupit Kërkimor të Tregut Shaun Rein në vitin 2011. “Të gjithë mund ta kenë një Louis Vuitton. Ai shihet në çdo restorant të Pekinit. Unë tani preferoj Chanel apo Bottega Venta. Ato janë më luksoze.”

Gucci gjithashtu po vuan nga disa probleme me reputacionin, ndërkohë që disa emra të famshëm Europian por edhe ata më pak të njohur si Bottega Veneta po korrin sukses të vazhdueshëm.

Konsumatorët e shtresës së lartë janë “të uritur” për marka luksoze të panjohura nga shumica.

“Unë blej nga Maison Ullens në Paris – një brend Francez që prodhohet në Itali,” ka thënë Sara Jane Ho, themeluesja e shkollës Kineze së etikës për elitën Instituti Sarita. “Kur kthehem në Kinë të gjithë studentët më pyesin për firmën e rrobave që mbaj veshur. Shumë thjesht shkolla ime u bë klient i rregullt i Maison Ullens, kjo sepse ata i pëlqejnë produktet e tyre,”

Natyrisht që artikujt më të famshëm mbeten destinacioni kryesor i luksit.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0