Piktura “Lost” e Gustav Klimt do të dalë në ankand - Business Magazine Albania

Piktura “Lost” e Gustav Klimt do të dalë në ankand

Lost

Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt që besohej e humbur për 100 vitet e fundit, do të dalë në ankand në Vjenë.

Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me pikturën e papërfunduar, Portreti i Fraulein Lieser, të cilën Klimt e filloi në 1917, një vit para vdekjes së tij. Ka edhe debate se kush është gruaja në foto dhe çfarë ka ndodhur me pikturën gjatë epokës naziste.

Vlera e pikturës vlerësohet deri në 50 milionë euro (53 milionë dollarë; 42 milionë paund), megjithëse mund të ketë një çmim më të lartë. Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, të cilët ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj.

Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger thonë se piktura është e Margarethe Constance Lieser, vajzës së Adolf Lieser.

Por, shtëpia e ankandit Im Kinsky në Vjenë, e cila po nxjerr në ankand veprën e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruaj gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette. Henriette, e cila njihej si Lilly, mbrojtëse e artit modern. Ajo u dëbua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit. Vajzat e saj, Helena dhe Annie, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore.

Shtëpia e ankandeve ka pohuar në një deklaratë se fati i saktë i pikturës pas vitit 1925 ishte “i paqartë”.

“Ajo që dihet është se ajo është blerë nga një paraardhës ligjor i dërguesit në vitet 1960 dhe i ka shkuar pronarit aktual përmes tre trashëgimive të njëpasnjëshme.”

Identiteti i pronarëve aktualë austriakë nuk është bërë publik. Piktura po shitet në emër të këtyre pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të Adolf dhe Henriette Lieser, bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthimin e artit të grabitur nga nazistët tek pasardhësit e njerëzve nga të cilët janë marrë pjesët.

Ernst Ploil nga Im Kinsky është shprehur: “Ne kemi një marrëveshje, sipas parimeve të Uashingtonit, me të gjithë familjen”.

Megjithatë, Erika Jakubovits, drejtoresha ekzekutive e Presidencës së Komunitetit Hebre Austriak, tha se kishte ende shumë pyetje pa përgjigje. Ajo ka kërkuar që rasti të hulumtohet nga “një parti e pavarur”.

“Kthimi i artit është një çështje shumë e ndjeshme, të gjitha kërkimet duhet të kryhen me saktësi dhe në detaje, dhe rezultati duhet të jetë i kuptueshëm dhe transparent. Duhet të sigurohet që të ketë edhe një procedurë moderne për kthimet e ardhshme private”, ka thënë zonja Jakubovits.

bbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0