Philip Morris lançon IQOS në Shqipëri - Business Magazine Albania

Philip Morris lançon IQOS në Shqipëri

~6 minuta lexim


Philip Morris lançoi IQOS në Shqipëri, një pajisje novatore e cila përfaqëson një alternativë teknologjike, pa tym ndaj cigareve tradicionale. Për të shënuar daljen e IQOS në tregun shqiptar, një event ekskluziv u mbajt mbrëmë në mjediset e Oborrit Mbretëror në Tiranë, për partnerët e biznesit dhe të ftuar të kompanisë.

Pjesëmarrësit në eventin e mbajtur në kryeqytet u njohën me këtë zhvillim shkencor nga Philip Morris, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të duhanit, e cila synon ta transformojë këtë industri drejt një të bote pa tym.

Kompania ka investuar mbi 6 miliardë dollarë në fjalën e fundit të teknologjisë, e zhvilluar nga më shumë se 400 shkencëtarë.

IQOS është një pajisje elektronike, e cila e ngroh por nuk e djeg duhanin. IQOS krijon ngrohje aq sa duhet për të çliruar nikotinë dhe shije, por pa tym, katran, hi apo erë të pakëndshme.

Andrea Ciuti, Drejtor Komercial për Vendet e Europës Juglindore, gjatë ceremonisë së lançimit të produktit të ri, tha se më shumë se 7.3 milionë duhanpirës në botë kanë kaluar tërësisht nga tymosja e cigareve tek IQOS.

“Pas më shumë se 40 vendesh, IQOS ka mbërritur më në fund edhe këtu. Ky është rezultati i dëshirës dhe përkushtimit të ekipit tonë, për të dëshmuar dhe provuar se Shqipëria është pjesë e botës moderne, se aspiratat dhe qëllimet tona janë të njëjtat në këtë vend ashtu si kudo, për të garantuar një të ardhme më të mirë për konsumatorët tanë të sofistikuar dhe ambientin e tyre. Philip Morris është i vendosur në angazhimin e tij për të krijuar një të ardhme pa tym duhani”, tha Andrea Ciuti.

IQOS do të jetë i pranishëm në tregun shqiptar nga data 25 prill dhe mund të gjendet në disa vendndodhje specifike në Tiranë. Në një fazë tjetër, IQOS do të gjendet edhe në pika të përzgjedhura në qytete të tjera të Shqipërisë.

Philip Morris International: Drejt një të Ardhmeje Pa Tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe përfundimisht për të zëvendësuar cigaret me produkte pa tym në dobi të të rriturve që vazhdojnë të tymosin, shoqërisë, kompanisë dhe aksionerëve të saj. PMI është një kompani ndërkombëtare që udhëheq në industrinë e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve e aksesorëve elektronikë që lidhen me to, si dhe produkteve të tjera që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SHBA. PMI po ndërton një të ardhme pa tym, që ndonëse nuk është pa rrezik, mbetet një alternativë shumë më e mirë se sa vazhdimi i konsumit të cigareve tradicionale.

Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produkteve, PMI synon të sigurojë që produktet e tij pa tym të përmbushin preferencat e konsumatorëve të rritur dhe kërkesat rigoroze rregullatore. Portofoli i produktit të duhanit pa tym IQOS i PMI-së përfshin produkte me ngrohje pa djegie që kanë përmbajtje nikotine. Sipas vlerësimeve të bëra nga PMI, deri më 31 mars 2019, afërsisht 7.3 milionë duhanpirës të rritur në mbarë botën kanë ndaluar konsumin e duhanit tradicional dhe kanë kaluar në përdorimin e produkteve me ngrohje pa djegie të PMI, i cili aktualisht është i disponueshëm për shitje në 44 tregje në qytetet kryesore ose në mbarë vendin nën markën IQOS. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.pmi.com, www.pmiscience.com, ose https://www.al.iqos.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0