Philip Morris investon në shkencë, bursa studimi për shkencëtarët dhe kërkuesit e rinj - Business Magazine Albania

Philip Morris investon në shkencë, bursa studimi për shkencëtarët dhe kërkuesit e rinj


Shkenca, teknologjia dhe novacioni i pandalshëm janë motorët kryesorë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi.

Në një takim të organizuar mes studentëve dhe përfaqësuesve të komuniteti kërkimor shkencor në Shqipëri, Philip Morris Albania dhe Organizata Jo Qeveritare DDAER, prezantuan programin e akselerimit të shkencës.

YSAP Young Scientists Acceleration Program, i financuar nga Philip Morris, do t’u vijë në ndihmë studentëve të apasionuar pas shkencës si dhe shkencëtarëve të rinj, të cilët planifikojnë apo janë duke punuar mbi një projekt konkret kërkimor.

Siç u theksua dhe nga të pranishmit në takim, Shqipëria ka prapambetje përsa i përket zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë. Por, me mbështetjen dhe udhëzimet e duhura mund të transformohen në hapësira kërkimi shkencore për studiuesit e rinj.

Me qëllim përmirësimin e bazës shkencore në vend dhe motivimin e të rinjve të talentuar në shkencë, Philip Morris, si një kompani që beson në shkencë, do të ofrojë për 3 studentë dhe shkencëtarë të rinj, bursa studimore, kurse online, mentor për ndjekjen e projektit, akses në konferenca dhe revista shkencore, etj.

Përfaqësuesja e PMI Anis Brahimi, tha se “ky program do të inkurajojë ekselencën shkencore mes shkencëtarëve dhe kërkuesve të rinj, të talentuar dhe premtues, të kenë pavarësi në punën e tyre shkencore dhe t’u jepet mundësi për të zhvilluar karrierat në vendin e tyre.”

Të pranishmit në panelin prezantues, folën mbi pasionin dhe nevojën për një kërkim Shkencor që të jetë i aplikueshëm në jetën praktike, për komunitetin.

Ndaj, duke nisur nga data 22 shkurt, të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë në portalin www.ysap-albania.org , duke paraqitur projektin e tyre, deri në datën 24 Mars 2019.

Kandidatët do të vlerësohen prej një Komisioni Ad Hoc të përbërë nga staf universitar dhe kërkues shkencorë të pavarur. Pas një shqyrtimi të detajuar do të përzgjidhen 3 fitues, të cilët do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar dhe implementuar propozimet e tyre.  Gjykimi do të bëhet bazuar në qartësinë, novacionin dhe cilësinë e propozimit, por gjithashtu  dhe mbi rezultatet akademike të kandidatëve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0