Peter Szanto, themeluesi i SpringTab, është folësi i dytë i edicionit të 2-të të AllWeb

Peter Szanto, themeluesi i SpringTab, është folësi i dytë i AllWeb Albania


Njihuni me folësin e dytë të AllWeb Albania:

Peter Szanto – Një individ krijues, folës në TEDx dhe themelues i SpringTab. Në AllWeb ai do të ndajë njohuritë e tij se si të përmirësoni performancën tuaj në internet duke parë dhe kuptuar se për çfarë janë të interesuar vizitorët tuaj.

Lexoni: Heimo Hammer është folësi i parë i edicionit të 2-të të konferencës së marketingut dixhital AllWeb

Ai do të thellohet më tej në matje dhe optimizim me qëllim që t’u tregojë kompanive se si të kuptojnë se çfarë duan njerëzit dhe të marrin përfitime më të larta nga aktivitetet e tyre në internet.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Blini Biletën tuaj Online TANI dhe kurseni 70 Euro…https://allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0