Pesë gjëra fantastike, që bën truri kur je në gjumë

Pesë gjëra fantastike, që bën truri kur je në gjumë

truri

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Lexo: Elon Musk: Brenda një viti truri i njeriut do të lidhet me kompjuterin

Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi. Në këtë artikull do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime:

Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet:

Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese:

Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat:

Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa “punë shtëpie”. Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike:

Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë. Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike.

Këto pëse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut.

AgroWeb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0