Si një psikolog konsumatori dhe kërkues unë kaloj shumë kohë duke përgjuar poshtë krevatit të njerëzve dhe në raftet e errëta të dollapëve të tyre.
Përveç pluhurit, në shumë shtëpi tani unë gjej, rroba dhe aksesorë të papërdorur, shpesh herë dhe me etiketë sipër.
Nuk po flas për dhuratat e këqija. Po flas për mallra të blerë nga pronarët e tyre që nuk janë veshur kurrë. Kjo më ndodh shumë shpesh. Pse duhet të harxhoni para para në rroba që nuk keni ndërmend t’i vishni? Ja kush janë disa nga arsyet:
Ne injorojmë një të metë të madhe
Arsyeja më e zakonshme pse dikush blen një artikull që nuk del ndonjëherë nga dollapi është sepse blerësi ka bërë një llogaritje të qëllimshme por të gabuar gjatë ekuacionit të blerjes. Skenari tipik është ky: Ky artikull është shumë i veçantë; por gjithashtu ka diçka që nuk shkon me të; por sepse ishte në shitje blerësi e bleu gjithsesi.
Është shembulli klasik i diçkaje të njohur si “mbroj mendimin tim edhe pse e kam gabim” (choice-support cognitive bias), gjatë të cilit ne injorojmë informacionin që nuk përkrah dëshirat tona.
Për shembull, një blerës që unë intervistova i quajtur Karen e përshkroi një bluzë mëndafshi në ngjyrë smeraldi të gjelbër si “shumë joshëse për t’u prekur”. Kjo është pjesa më e bukur. Ndërsa pjesa më e keqe është fakti që ajo nuk ka me çfarë ta kombinojë. Por ishte me 80% zbritje, dhe kjo e shtyu ta blinte. “Unë e humba mundësinë ta ktheja,” ka thënë Karen. “Unë isha shumë e vendosur që do ta përdorja këtë bluzë.” Por mesa duket ky ishte një gabim dhe ajo nuk e ka veshur ndonjëherë këtë bluzë.
Po njësoj, edhe Jasmine ka blerë nja palë taka shumë të larta Prada që kërcasin pak dhe janë të parehatshme. Ajo akoma nuk është e bindur nëse kjo ishte një blerje e gabuar edhe pse ajo ka një vit që i ka në dollap dhe nuk i ka veshur akoma. “Epo ato janë Prada!” tha ajo. “Të vetmet këpucë që kam. Dhe ishin me 75% zbritje! Unë po pres të kem ndonjë rast ku nuk më duhet të eci që t’i vesh.”
Ne blejmë sipas fantazisë, jo sipas realitetit
Arsyeja e dytë më e zakonshme përse ne blejmë rroba që nuk i veshim është e ngjashme me atë më sipër, por theksi vihet te keqperceptimi që kemi për veten dhe jo fantazia për produktin. Ky keqperceptim, apo vetë-mashtrim, na lejon që psikologjikisht të arsyetojmë blerjen e produkteve që në një rast të kundërt do të na dukeshin të papërshtatshme apo qesharake.
Kur bëjmë blerje, ne përfytyrojmë veten tonë të ardhshme. Ja përse shumë njerëz kanë qejf të blejnë – është një ushtrim përgatitës. Shopping stimulon imagjinatën tonë. Sepse ne shohim produkte të ndryshme dhe mendojmë sesi të tjerët do të reagojnë ndaj nesh, si ndihemi ne me këtë produkt në trup, e kështu në vazhdim.
Problemi është se shumë njerëz shpesh bëjnë blerje duke mendur një jetë që nuk është reale – atë trupin e hollë, apo veten duke bërë kamping, apo pushime luksoze duke lundruar nëpër vende tropikale, apo duke marr pjesë në evente të kollarisura. Kjo është pikërisht përse Geoff përfundoi duke marr një kostum lino të bardhë që akoma nuk e ka veshur. “Unë jetoj në San Francisco, copa është shumë e bezdisshme, mund të shihet përmes pantallonave dhe ngjyra nuk gjë,” më tha Geoff. “Është një dështim; kjo veshje nuk përshtatet me jetën time prandaj unë nuk e kam veshur ndonjëherë.”
Më të zakonshmet në këtë kategori janë rrobat që janë shumë të ngushta, xhinset apo fustanet apo rrobat e banjës që ne i blejmë për t’i veshur në të ardhmen, pas dietës. Për disa, sigurisht, dieta nuk funksionon kurrë. Për disa të tjerë që tani janë të hollë nuk iu pëlqejnë më blerjet që kanë bërë vetë kur ishin më të shëndoshë. Megjithatë, gjatë kohës që kjo ndodh, produkti nuk mund të kthehet më.
Ne e duam shumë produktin
Kjo mund të duket e çuditshme, por ka blerës të cilët i duan aq shumë ato që kanë blerë sa që nuk duan të rrezikojnë duke i veshur. Fenomeni quhet loos aversion, dhe është i pranishëm te njerëzit që ndihen të privuar apo që kanë vuajtur humbje në fëmijërinë e tyre.
Për shembull, Diana ka një fustan pambuk të bardhë që ajo thotë se është “super, perfekt në çdo drejtim – i ngushtë, komfort, i përkryer.” E megjithatë ajo nuk e ka veshur asnjëherë sepse ajo po e ruan për ndonjë rast të veçantë, “diku ku do të admirohet dhe ku unë dua të ndihem si gjëja më me vlerë.”
Disa njerëz blejnë një artikull të caktuar extra vetëm nga frika se mos e prishin origjinalin. Në fakt, Jason ka dy sete me këmisha të ndryshme. “Nëse gjej diçka që më pëlqen vërtetë, unë blej edhe një të dytë të tillë thjesht për ta patur. Ndonjëherë mua më del nga qejfi veshja edhe as që e përdor rezervën e saj.”
Ne bëjmë shopping edhe pse jemi të pavendosur
Si përfundim, janë edhe blerësit që bëjnë blerje të ndikuar. Po kjo është e vërtetë shumë blerës – sidomos blerësit online – që janë “të pirë” kur e shtypin butonin e blerjes.
Edhe pse ne të gjithë gabojmë, shpëtimi për kosumatorët është fakti që ata mund t’i kthejnë porositë e gabuara. Kështuqë këshilla më e mirë është të mos porosisni më produkte për të cilat nuk jeni të sigurtë dhe që nuk mund të kthehen.
Pas kësaj, sigurohuni të llogarisni anët negative të blerjeve që keni ndërmend të bëni – nëse vërtetë keni ku t’i vishni, dhe nëse ato përshtaten në mënyrë perfekte me jetesën tuaj deh garderobën ekzistuese (pa harruar edhe trupin tuaj). Mos bini pré e idesë që kjo është e vetmja herë që do të gjeni një dizajn të tillë në shitje apo një fustan që është ‘thjesht perfekt’.
Në tregje, ne jemi të tejmbushur me mundësi zgjedhjesh, dhe nuk arsye pse të ndihemi nën presion për të blerë diçka në moment.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.