Përse janari është muaji më i mirë për të blerë shtëpi? - Business Magazine Albania

Përse janari është muaji më i mirë për të blerë shtëpi?


Pranvera dhe vera historikisht janë periudhat më të preferuara për të blerë shtëpi. Moti është i nxehtë, inventari është më i lartë dhe shkolla është drejt përfundimit ose ka mbaruar. Por ata që blejnë gjat sezonit të pikut përballen me konkurencën dhe çmime më të larta. Blerësit të cilët shfrytëzojnë motin e ftohtë përfitojnë në shumë mënyra duke blerë një shtëpi tani.

Një studim i NerdWallet i bërë në shtator të vitit 2016 ka thënë se në këtë periudhë ka më pak konkurrencë. Studimi gjithashtu ka treguar dhe çmimet e shtëpive në janar të cilat janë më të ulëtat gjat vitit. Dhe në vitin 2017, me rritjen e çmimit të hipotekës, ka disa arsye pse janari është periudha më e mirë për të blerë një shtëpi.

Çmimet kanë tendencën të rriten

Vlera e shtëpive në janar ka një diferencë shumë të madhe krahasuar me blerjet në periudhën e verës. Në këtë raport, NerdWallet ka analizuar çmimet e shitjeve të shtëpive në periudhën janar-shkurt të cilat ishin 8.45% më të ulëta krahasuar me periudhën nga qershori në gusht.

Konkurrenca e ulët

“Ti përballesh me pothuasje gjysmën e konkurrencës me të njëjtën sasi të inventarit në treg,” ka thënë Jonathan Smoke, kryeekonomisti i Realtor.com. Kjo do të thotë se më pak shtëpi me oferta të shumta dhe më shumë mundësi për të negociuar me shitësit.

Norma e hipotekave pritet të rritet

Normat e hipotekës filluan të rriten në vjeshtë të 2016-tës. Këtë vit, ekspertët e ekonomisë presin rritje të mëtjeshme dhe kjo do të thotë pagesa më të larta për pronarët e rinj të shtëpive.

“Ndërkohë që ne presim pranverën dhe verën e vitit 2017, ka një arsye tjetër për të bërë blerje në janar dhe shkurt,” tha Smoke.

Me normën e hipotekës që do të jetë e ulët gjithë vitin – dhe konkurrencën e pakët dhe çmimet e ulëta – janari është periudha ideale për të bërë blerjen tuaj.

/HuffingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0