Pas disa takimesh të zhvilluara me biznesin, Ministria e Sipërmarrjes ka hartuar një listë me propozime për të ndërhyrë në përmirësimin e klimës së biznesit.
Në 9 tryezat me biznesin, Ministria e Sipërmarrjes, ka njohur shqetësimet e shfaqura nga të gjithë sektorët.
Ndryshimet e propozuara
Konsultim publik
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes propozon ndryshime në ligjin për Konsultimin Publik. Sugjerohet vendosja e penalizimineve individuale të çdo zyrtari publik që nuk e zbaton ligjin për konsultimin “Ligji nr. 146, date 2014, për njoftimin dhe konsultimin publik”. Kjo kërkesë vjen nga mungesa e vazhdueshme e aplikimit të procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore me grupet e interesit.
Gjobat tek tatimet, të unifikohet procededura, si tek doganat
Pas denoncimeve të biznesit vazhdimisht për penalitetet dhe procedurën e ankimimit për çështje doganore, Ministria e Sipërmarrjes propozon: rishikim të ligjit për procedurat doganore mbi penalitetet dhe të drejtën e ankimimit me qëllim unifikimin e këtyre përcaktimeve sipas ligjit për Procedurat Tatimore.
Procedurë online për inspektimet
Ministrja propozon rishikimin e Ligjit, Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë, duke parashikuar inspektimin online në të gjitha fushat e inspektimit.
Grupe interesi të ndryshme gjatë tryezave të zhvilluara kanë raportuar si problematike ndërprerjen e procesit të inspektimit “online” në të gjithë fushat e inspektimit dhe gjithashtu problemet e vazhduara me mbivendosjen e kompetencave të inspektimeve të ndryshme. Shpesh shfaqet mbivendosje në fushat e kontrollit ndërmjet inspektorateve.
Eliminim i detyrimeve të prapambetura për agrobiznesin
Ministria e Sipërmarrjes kërkon të fshihen përmes një ndryshimi ligjor, detyrimet e prapambetura në fushën e agrobiznesit, të marra nga një financim i qeverisë japoneze deri në vitin 2005.
Hartim të një ligji të veçantë, i cili të parashikojë për subjektet pasive për më shumë se 2 vite, fshirjen e borxhit.
Të ulen gjobat në Kodin e Punës
Nisur nga mangësitë e zbatimit të Kodit të Punës, Ministria e Sipërmarrjes kërkon të ndryshohen disa nene:
* Rishikimi i 58 neneve që përcaktojnë gjoba për bizneset.
* Rishikim i masave të gjobave. (Nisin nga 20 rroga mujore deri në 250 rroga mujore.)
* Fleksibilitet më i lartë në zbatimin e orëve minimale, orëve jashtë orarit, dhënies së pushimeve.
* Lehtësimi i bizneseve nga detyrimet e kontrolleve mjekësore për punonjësit, përfshirë vendosjen e mjekut.
Të kufizohet eksporti i plastikës nga industria e riciklimit
Propozohet të kufizohet eksporti i mbetjeve plastike dhe letër, përderisa ndalohet importi i tyre. Ato konsiderohen si lëndë të para për industrinë e riciklimit. Ndryshimi parashikohet të bëhet tek ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Të rregullohet rimbursimi i TVSH-së tek Procedura Tatimore
Subjektet që furnizojnë të tretët automatikisht duhet ta kalojnë pjesën e kontrollit, që të marrin rimbursimin e TVSH-së. Kjo duhet të shmangë që nënkontraktori të presë kontraktorin dhe ky i fundit pret qeverinë, duke krijuar kështu vonesa në pagesa që kanë vënë në vështirësi nënkontraktorët.
Të përjashtohen nga TVSH, furnitorët që sigurojnë mallra për riekosport.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.