Një kavanoz Yabbaduu rreth 30ml përmban 200 çokollata.
“Unë i dashuroj çokollatat. Nuk i ha, por më pëlqen aroma e tyre. Ka njerëz që “pinë me sy” – unë thjesht “ha me hundë”, Karl Lagerfeld.
Tanimë kompania gjermane Yabbaduu ka shpikur çokollatën e parë me aromë, në botë.
Është një kutizë e vogël plot lumturi me një përmbajtje prej vetëm 0.35 oz. Por efekti mund të jetë i barasvlevshëm me një total prej 200 shiritash çokollate. Yabbaduu u ndërtua nga 2 biohakerë nga Gjermania.
“Rruga për te truri i njeriut kalon përmes hundës,” thotë Fabian List, një prej themeluesëve të Yabbaduu. Por si funksionon saktësisht “ilaçi” i çokollatës?
“Ne përdorëm një proces kompleks për të nxjerrë aromën nga kokrrat e kakaos të rritura në mënyrë organike. Mjafton të masazhoni Yabbaduu nën hundë dhe në urën e hundës. Balsami me erë çokollate aktivizon receptorët opioidë në tru dhe menjëherë shkakton ndjenja lumturie.”
Studime të shumta mjekësore tregojnë se është era e çokollatës ajo që ju bën të lumtur dhe lëshon dopamine dhe endorfina.
Yabbaduu është kënaqësi e pastër që vjen nga çokollata pa e konsumuar atë. Kavanozi i vogël i lumturisë prej 0,35 oz është i mjaftueshëm për 200 aplikime dhe një aplikim i vetëm zgjat deri në 1 orë. Kjo është e barabartë me 200 çokollata dhe pa shtuar asnjë kalori të vetme, pa sheqer apo yndyrë.
Më shumë informacion mbi Yabbaduu mund të gjenden këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.