Përjetoni ndryshimin WOW me televizorin Samsung OLED - Business Magazine Albania

Përjetoni ndryshimin WOW me televizorin Samsung OLED

Samsung OLED
~4 minuta lexim

Samsung po prezanton një dimension të ri në fushën e televizorëve OLED dhe ka përgatitur një ofertë speciale. Nëse bëni porosi paraprake modelin e ri të televizorit Samsung OLED 77 “, ju kurseni shumën prej 35,000 Lekë dhe përfitoni dhuratë sipas dëshirës projektorin The Freestyle, i cili përfshin një kasë të hollë dhe një këllëf mbrojtës ose një Soundbar HW-Q990B.

Një televizor OLED më i ndritshëm dhe më i mirë që duket i mrekullueshëm nga çdo kënd

Kështu, televizori i ri Samsung S95C OLED 4K HDR Smart (2023) u vlerësua nga Tech Review dhe iu dha vlerësimi ” Editor’s Choice “. Gazetari John Archer, ndër të tjera, shkroi: “Tani veçoria më tërheqëse e modelit S95C është se ai na prezanton me gjeneratën e dytë të paneleve OLED Samsung Quantum Dot, e cila ka afërsisht 40% shkëlqim më shumë. Në të njëjtën kohë, S95C është një ekran jashtëzakonisht i mirë për lojëra. Për sa i përket cilësisë së ekranit, shkëlqimi i tij i ri, diapazoni i ngjyrave, mprehtësia dhe detajet janë veçori të shkëlqyera për grafika të mprehta dhe dinamike 4K HDR që janë gjithnjë e më prezente në lojërat moderne, duke i bërë lojërat tuaja të preferuara të jenë më intensive dhe tërheqëse. Ky televizor është vërtet spektakolar.”

Njihuni me televizorin premium

Gjenerata e dytë e televizorëve OLED Samsung sjell një përvojë të jashtëzakonshme shikimi. Cilësia e shkëlqyer e figurës 4K plotësohet nga 20 rrjete algoritmesh të ndryshme që sigurojnë të ndjeni vërtet fuqinë e rezolucionit 4K. Teknologjia inovative OLED e Samsung mundëson të zeza të thella më të errëta, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve më të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga pikat kuantike. E gjithë kjo ndodh në 195 centimetra (77 inç) mbresëlënëse të këtij televizori të rangut të lartë. Edhe zëri nuk mbetet pas figurës, sepse përvoja Dolby Atmos me Soundbar-in e kanalit të sipërm mundëson një tingull shumëdimensional që e çon shikuesin në qendër të veprimit. Televizori gjithashtu dallohet për dizajnin e jashtëzakonisht dhe elegant, me një profil të hollë,i cili ofron një përvojë shikimi në një niveli më të lartë.

Lexo: Google sjell përditësimin e ri që do t’ju shpëtojë nga fjalëkalimet

Oferta WOW

Përfitoni nga një mundësi unike për të zgjedhur televizorin e ri 195 cm (77″) Samsung S95C OLED 4K HDR (2023) dhe përfitoni 35,000 Lekë ulje nëse bëni porosi paraprake, plus dhuratë projektorin The Freestyle ose Soundbar-in  HW-Q990B.

Të gjitha informacionet rreth promocionit të vlefshëm nga data 8 Maj deri më 21 Maj 2023 i gjeni në linkun.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0