Përfundon ankandi i OSHEE. Siguron vetëm gjysmën e energjisë së kërkuar me çmimin e ri rekord - Business Magazine Albania

Përfundon ankandi i OSHEE. Siguron vetëm gjysmën e energjisë së kërkuar me çmimin e ri rekord

OSHEE

Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MËh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.

Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve zhvilluar në datën 11 tetor janë:

-nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (totali i shpenzimeve në rreth 6.4 milionë Euro.)

Procedura është zhvilluar në transparencë në platformën online në tre faza, ku në fazën e parë u listuan 10 kompani dhe çmimi i ofruar arrinte deri në 300 euro/MWh, teksa në fazën e fundit do të bëhet edhe listimi automatik në bazë të çmimit më të ulët për blerjen e kësaj sasie energjie.

Ankandi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e premte, por si rrjedhojë e situatës hidrike dhe reshjeve OSHEE e çeli procedurën këtë të hënë, ndërsa datat 11 dhe 12 tetor do të mbulohen me energji nga KESH.

Lexo edhe:OSHEE blen sërish energji në bursa. Qeveria ‘garanci’ 100 mln euro për furnizim pa ndërprerje

Deri në muajin qershor furnizimi me energji është mbuluar nga prodhimi vendas, e më pas është dashur që autoritetet t’i drejtohen importit të energjisë ku nga 1 qershori e deri në ankandin e ditës së sotme janë harxhuar rreth 106 mln euro për blerjen e energjisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0