Perfundimet e tryezes Shqiperi-BE - Business Magazine Albania

Perfundimet e tryezes Shqiperi-BE


Tryeza e katert e Dialogut te Nivelit te Larte mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian nxorri disa perfundime, mes te cilave rivendosja e dialogut politike ne vend, vijimi dhe pershpejtimi i reformave, drejtesia e te tjera.

Sa i perket reformave, Bashkimi Europian e ka bere te qarte se ku duhet te perqendrohen autoritetet nepermjet pese prioriteteve kyçe te bera publike prej kohesh e qe u ritheksuan edhe ne marrjen e statusit si kusht per hapjen e bisedimeve te anetaresimit.

Kerkohet rivendosja e dialogut mes mazhorances dhe opozites per te pershpejtuar reformat. Komisioneri Fyle theksoi rendesine e gjitheperfshirjes si garanci per reforma afatgjate dhe te qendrueshme.

Ne konkluzione vleresohet ecuria e deritanishme ne pese prioritetet e paraqitura dhe kerkohet vazhdimi ne kete rruge nga ana e autoriteteve.

Sa i perket drejtesise Komisioneri kujtoi rendesine e forcimit te pavaresise dhe rritjen e efikasitetit te gjyqesorit. Fyle theksoi se reforma gjyqesore eshte e rendesishem per te mbeshtetur sundimin e ligjit ne vend dhe per dhenien e nje shenje ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Tryeza vleresoi pese grupet e punes te ngritura per secilin prioritet qe ndihmojne ne plotesimin e kushteve te vendosura per hapjen e bisedimeve te anetaresimit. Komisioneri Fyle theksoi rendesine e zbatimit te veprimeve te identifikuara nga ana e grupeve te punes dhe inkurajoi punen e metejshme ne perputhje me masat e percaktuara ne Udherrefyes.

Forcimi i pavaresise se institucioneve ishte nje tjeter pike, ku pershendeten disa nisma te vete ketyre institucioneve qe luajne nje rol te rendesishem ne funksion te permbushjes se kritereve.

Shqiperia e konsideron vendimin per t’i dhene vendit statusin e kandidatit, si nje inkurajim per perpjekje te metejshme te vendosur ne procesin e reformave, te cilat ne fund te fundit do te çojne ne hapjen e bisedimeve te anetaresimit. Kryeministri Rama shpreson se vendimi per te kaluar ne hapin tjeter, hapjen e bisedimeve te anetaresimit, do te behet permes nje procesi te besueshem dhe te parashikueshme, ne baze te permbushjes se pese prioritetet kryesore te percaktuara ne vitin 2013 nga Paketa e Zgjerimit dhe Raporti i qershorit i miratuar nga Keshilli i Europes.

Komisioni shprehet i gatshem te vazhdoje ndihmen me eksperte, por edhe financiare per plotesimin e prioriteteve.

Pala shqiptare zotohet per nje dialog konstruktiv politik mes qeverise dhe opozites ku ofrohet edhe nje perditesim i situates me themelimin e Keshillit Kombetar per Integrimin Europian dhe angazhimi per ta bere sa me pare funksional kete keshill.

Se fundmi u ra dakord qe te pergatiten per takimin e ardhshem te Dialogut te Nivelit te Larte, me kontakte te rregullta per nivelin e punes qe do te vazhdoje dhe raporte te rregullta mbi zbatimin e Udherrefyesit miratuar me 28 maj qe do te ofroje Shqiperia. Komisioneri Fyle theksoi nevojen qe Shqiperia te mbetet e fokusuar ne procesin e reformave dhe te vazhdoje me rezultate te qarta dergimin perpara te pese prioriteteve kyçe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0