Përfaqësuesja e FMN mbyll misionin, të përshpejtohet reforma në administratën tatimore - Business Magazine Albania

Përfaqësuesja e FMN mbyll misionin, të përshpejtohet reforma në administratën tatimore


Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur vizitën. Në një konferencë për shtyp Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare po konfirmon stabilitet, ndërsa qeveria i mbetet besnike parashikimit për rritje 3.4% për vitin 2016. Kjo rritje do të jetë pozitive, sipas Ahmetaj pavarësisht ndonjë ndikimi nga faktorët e jashtëm.

Sipas Ahmetaj qeveria është e angazhuar në përpjekje për të ulur borxhin publik. Sipas tij për biznesin do të ketë thjeshtim për procedurat tatimore dhe doganore, duke ruajtur performancën e qëndrueshme të të ardhurave. Ministri Ahmetaj sqaroi se kuadri fiskal po diskutohet me FMN dhe se Paketa e re Fiskale do të kalojë në qeveri për miratim brenda korrikut. Sipas tij hiqet frika e biznesit për rritje taksash dhe konsolidohet sistemi.

Ndërsa përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë Anita Tuladhar tha se të ardhurat nga tatimet dhe doganat në përgjithësi janë në përputhje me parashikimet e bëra në buxhet, duke konfirmuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra. Sipas saj, FMN parashikon që inflacioni do të rritet në 1.8% deri në fund të vitit.Tuladhar la si detyrë përshpejtimin e vendosjes së tatimit mbi pronën. Nga ana tjetër tha se duhet të ketë përparim të reformave strukturore. Përfaqësuesja e FMN-së tha se sfidë për qeverinë mbetet rishfaqëja e detyrimeve të prapambetura në investimet publike dhe se duhet të përmirësohet zbatimi i investimeve.

Në lidhje me sistemin bankar u shpreh se është i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet, por kreditë nën standarde mbeten ende problematike edhe pse është ulur niveli i tyre. FMN deri në fund të muajit gusht do të lëvrojë këstin e radhës prej 36 mln euro. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së tij tha se banka ka qenë e angazhuar me misionin e radhës të FMN, si dhe në përcaktimin e politikave mbështetëse për ekonominë shqiptare. Sipas tij ambjenti i jashtëm nuk është shumë pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas guvernatorit ekonomia do të vazhdojë të performojë me pozitivitet dhe se plani konsistent mbështet politikat monetare. Ai tha se do të ketë përmirësim progresiv për ritmet e rritjes ekonomike. Guvernatori theksoi se mbatja e inflacionit brenda objektivave do të jetë graduale dhe në periudhë afatmesme.

Sejko tha se bankat duhet të kenë qasje më pozitive ndaj kreditimit dhe se duhet të përshpejtohen reformat strukturore.

 

/ACP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0