Përditësimi 4.7.1 në WordPress sjell 8 probleme sigurie - Business Magazine Albania

Përditësimi 4.7.1 në WordPress sjell 8 probleme sigurie


WordPress ka publikuar një përditësim sigurie për të gjitha versionet e vjetra të platformës dhe rekomandohet që përdoruesit të përditësojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

WordPress 4.7 është shkarkuar mëse 10 milionë herë që nga debutimi muajin e kaluar e megjithatë nuk është pa të meta. Përditësimi më i fundit adreson 8 probleme sigurie që prekin çdo version të kaluar të platformës në:

  • Ekzekutim në distancë të kodit në PHPMailer
  • API REST ekspozonte të dhënat e përdoruesve autorë të një postimi publik.
  • XSS në update-core.php
  • XSS në emrat e temave
  • Kapërcimi i CSRF duke ngarkuar një skedar Flash
  • Postimet përmes e-mail kontrollojnë nëse nuk janë ndryshar parametrat mail.example.com
  • Një CSRF është zbuluar gjatë editimit të Widget-s dhe në modalitetin e aksesibilitetit
  • Siguri e dobët kriptografike për çelësat e aktivizimit në shumë site

Kur bëhet fjalë për përditësimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të përmbajtjeve, WordPress mbështetet fuqishëm tek komuniteti e as ky përditësim nuk bënte përjashtim. Të gjitha probleme e mësipërme janë raportuar nga përdoruesit.

Përveç problemeve të mësipërme, versioni 4.7.1 riparon 62 gabime në versionin 4.7. Shkarkimin e tij mund t’a bëni nga paneli i WordPress në faqen tuaj.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0