Përbërësit themelorë të jetës në Tokë, dhe ndoshta në Mars, kanë arritur nga ndikimi i asteroideve. Kjo gjë tregohet nga simulimi i kryer në Japoni, nga ekipi i universitetit ”Tohoku”, i udhëhequr nga Yoshihiro Furukawa, dhe botuar në revistën Scientific Reports.
Eksperimenti simuloi ndikimin e asteroideve në oqean, duke treguar se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë reaksione kimike që çojnë në formimin e ”blloqeve ndërtuese” të proteinave. Rezultati është konfirmim i mëtejshëm se sa të rëndësishëm kanë qenë asteroidet për jetën në Tokë, pasi eksperimentet e udhëhequra nga Raffaele Saladino dhe Ernesto di Mauro, nga Universiteti i Tuscias në Viterbo, kishin treguar në të kaluarën, se përbërësit e jetës u sollën nga meteoritët, ndërsa reaksionet kimike për formimin e molekulave biologjike u aktivizuan nga uji.
Për të simuluar reagimet që shkaktojnë kur një meteor bie në oqean, studiuesit japonezë riprodhuan kushtet e pranishme në Tokë rreth 4 miliardë vjet më parë, duke filluar nga përbërja e atmosferës, në të cilën mbizotëronte dioksidi i karbonit dhe azoti. Simulimi atmosferik, gazrat atmosferikë, uji dhe hekuri i përmbajtur në meteoritët u riprodhuan më pas në simulimin e ndikimit. Nga kjo përzierje doli formimi i aminoacideve si glicina dhe alanina, të cilat janë përbërës të drejtpërdrejtë të proteinave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto