Për këtë shenjë, viti 2017 është i suksesshëm në të gjitha fushat e jetës - Business Magazine Albania

Për këtë shenjë, viti 2017 është i suksesshëm në të gjitha fushat e jetës


Ka kaluar një pjesë e mirë e vitit dhe duhet të përgatitemi çfarë na pret deri në fund të tij!

Viti 2017 për Ujorin do të jetë relativisht i mirë sipas astrologëve dhe ata ju tregojnë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë ka rezervuar për ju ky vit.

2017 do të jetë një vit ku do të rriteni në nivelin personal si asnjëherë tjetër më parë. Do të jeni në gjendje të përmbushni disa objektiva që ia keni vënë vetes më para dhe nuk keni realizuar dot.

Mos jetoni me frikën se punët tuaja nuk do të ecin siç duhet. Të mendoni pozitivisht dhe të besoni se asgjë nuk është e pamundur do ju drejtojë te suksesi këtë vit.

Romancat do të jenë më shumë se serioze këtë vit. Sigurisht që jeta juaj e dashurisë ende mund të jetë thjesht kënaqësi, por nuk duhet t’ia leni rastësisë, sepse në fund ju do të jeni të lumtur.

Shumica e personave me shenjën e Ujorit mund të kenë bërë progres në punë dhe financat e tyre në vitin 2016, dhe këtë vit do të përmirësohen edhe më shumë. Mundohuni të përfshini në jetën tuaj njerëz të cilët mund t’ju ndihmojnë dhe do të keni më shumë fitime.

/SunSigns

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0