Pedofilët në Fortnite, arrestohet 17-vjeçari në Itali - Business Magazine Albania

Pedofilët në Fortnite, arrestohet 17-vjeçari në Itali

Një 17-vjeçar, i cili “peshkonte” fëmijë në video-lojën e famshme Fortnite dhe i bindte ata që të prodhonin foto pedopornografike, është arrestuar nga policia italiane. Hetimi nisi në muajin korrik në Torino dhe u finalizua me arrestimin e të riut, i cili pasi i kontaktonte fëmijët në Fortnite, e kalonte komunikimin në Tik-Tok, Instagram ose WhatsApp.

17-vjeçari komunikonte me fëmijë pak më shumë se 10 vjeç gjatë lojës dhe pasi i fitonte besimin, kalonte në komunikim në rrjete të tjera sociale. Ai u kërkonte të bënin foto eksplicite fëmijëve, të cilët përdornin celularët që kishin në përdorim për t’i bërë këto foto. Fillimisht, i shpërblente me para’, në formën e mbushjes së telefonit, ose duke i kërcënuar.

LEXO: Apple kërkon dëmshpërblim nga krijuesi i lojës Fortnite

Hetimi nisi pasi nëna e një 10-vjeçari lexoi në celularin e djalit një frazë të dyshimtë dhe pasi u fut në “chat”, zbuloi tmerrin dhe menjëherë shkoi në polici për denoncim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0