Enno Bozdo, ish-zevendesminister i Energjitikes, theksoi ne nje dalje para mediave se “rritja e çmimit te energjise elektrike eshte pasoje e drejtperdrejte e megaskandalit te aferes CEZ”.
“Nuk do te kishte rritje nese CEZ-it nuk do i ishin falur 500 milione euro fatura te papaguara shtetit shqiptar; Nuk do kishte rritje nese qeveria nuk do te kishte hequr dore nga demshperblimi prej 3 miliarde dollareve per demet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar”, theksoi Bozdo.
“Faturat jane rritur sepse qeveria eshte e paafte te luftoje vjedhjen e energjise. Jane “fryre” faturat e energjise per bizneset dhe jane rikthyer ato aforfe. Shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet ta pranojne kete rritje”, shtoi Enno Bozdo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto