Pavarësisht stimujve, numri i makinave elektrike shumë i ulët në raport me totalin e mjeteve - Business Magazine Albania

Pavarësisht stimujve, numri i makinave elektrike shumë i ulët në raport me totalin e mjeteve

Pavarësisht zerimit të tarifave të regjistrimit, përdorimi i makinave elektrike në vendin tonë është tejet modest në raport me numrin e përgjithshëm të mjeteve me karburant. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në muajin mars 2022 në vendin tonë rezultojnë të regjistruara 2 588 makina elektrike. Në këtë shifër përfshihen edhe ato automjete që janë hibride, apo thënë ndryshe të kombinuara edhe me naftë apo benzinë.

Ndërkohë që, në raport me numrin total prej 752,970 të mjeteve aktive në vend, këto autovetura përbëjnë vetëm 0.35% të totalit. Vendimi për rimbursimin e tarifave të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike u ndërmor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në nëntor të vitit 2019.

Lexo edhe: Qeveria stimulon këdo që vendos të blejë makinë elektrike

Këtu përfshihen tarifat që paguhen aktualisht për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7 500 lekësh.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inkurajuar më herët për të shtuar përdorimin e makinave elektrike, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se synon që brenda vitit 2030 flota e transportit publik në Tiranë të jetë e gjitha elektrike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0