Pastrimi i parave / Rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82% - Business Magazine Albania

Pastrimi i parave / Rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%. Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme. Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit. Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm. Për muajt janar- gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.

Lexo edhe: Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, u rrit me 35% për tetorin

Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8 mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.

Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Vepra penale “Pastrimi i parave (N.287)

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0