Pasojat negative të tërmetit, rrezikohet përmbushja e objektivave

Pasojat negative të tërmetit, rrezikohet përmbushja e objektivave


Në një deklaratë për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Sipas Sejkos, nuk vërehet ndonjë nevojë për ndryshim të qëndrimit të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe mbështetja e rritjes ekonomike e bëjnë të nevojshme ndjekjen e një politike monetare stimuluese.

Këshilli Mbikëqyrës konstaton se vlerësimi i plotë i pasojave ekonomike të tërmetit kërkon ende kohë. Ky vlerësim do ti hapë rrugë rishikimit të parashikimeve tona afatmesme dhe gjykimit mbi politikën monetare që do të ndjekim në të ardhmen. “Fatkeqësi kombëtare të këtyre përmasave kërkojnë kurajë, solidaritet dhe punë të përbashkët, për adresimin e pasojave dhe për rimëkëmbjen e plotë të bizneseve, familjeve dhe komuniteteve të prekura”, thotë ai.

Sipas Këshillit Mbikëqyrës, edhe në prani të pasojave të tërmetit të datës 26 Nëntor, ky kuadër projeksionesh mbetet i vlefshëm për afatin e mesëm. Megjithatë, këto pasoja janë përgjithsisht negative dhe mund të diktojnë një vonesë kohore në kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv.

Lexo: Banesat e blera në tregun e lirë do të përdoren si banesa sociale

Këshilli Mbikëqyrës vëren:

– Në mungesë të vlerësimeve të plota zyrtare mbi shkallën dhe madhësinë e dëmit, është pothuaj e pamundur të bëhen vlerësime të sakta mbi ndikimin e pritur në ekonomi. Në veçanti, rëndësi ka evidentimi i dëmeve në kapacitetet prodhuese të biznesit, qofshin këta operatorë të sektorit të turizmit apo të sektorëve të tjerë të ekonomisë, për të vlerësuar kostot e rindërtimit dhe të ardhurat e mundshme të munguara në ekonomi.

-Pasojat e tërmetit pritet të jetë – në tërësi – negative, ndonëse ato do të jenë të përqendruara në një zonë të kufizuar gjeografike dhe jo të njëjta në sektorët e ekonomisë. Kanalet kryesore të transmetimit do të jenë tkurrja e mundshme e konsumit dhe investimeve private në zonat e prekura, si dhe rënia e mundshme e prodhimit në to – sidomos në sektorin e turizmit. Nga ana tjetër, programi i ri-ndërtimit pritet ti japë një stimul pozitiv këtij sektori. Intensiteti i goditjeve dhe shkalla e kompensimit të tyre nga programi i ri-ndërtimit do përcaktojnë dhe efektin tërësor të tërmetit në ekonomi.

-Efekti i tërmetit do të varet dhe nga forma dhe intensiteti i përgjigjes. Këshilli Mbikëqyrës vëren se adresimi me shpejtësi i dëmeve do të lehtësonte ndikimin e tyre në ekonomi. Po ashtu, ndikim do të ketë dhe struktura e financimit të këtij programi rindërtimi dhe pesha relative e granteve dhe donacioneve, rritjes së huamarrjes, dhe ri-alokimit të shpenzimeve.

-Banka e Shqipërisë është në proces të vlerësimit të pasojave të tërmetit në treguesit e sektorit bankar. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar informacionin e nevojshëm pranë bankave dhe jemi në pritje të vlerësimeve paraprake.

Këshilli Mbikëqyrës thekson se dhe testimi i skenarëve ekstremë sugjeron se: norma e rritjes ekonomike pritet të mbetet në territor pozitiv për vitin 2020 e më tej dhe stabiliteti monetar dhe financiar i vendit mbetet i paprekur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0