Pas shumë rekordesh, vlera e Bitcoin bie nën 4,000$

Pas shumë rekordesh, vlera e Bitcoin bie nën 4,000$

~2 minuta lexim


 

Rritjes së Bitcoin duket se i erdhi fundi përkohësisht, ndërsa vlera e monedhës dixhitale ra nën 4 mijë dollarë ditën e hënë.

Bitcoin u rrit ndjeshëm javën e kaluar duke thyer kufirin prej 4 mijë dollarësh për herë të parë përpara se të parkohej në 4,479 dollarë.

Megjithatë pasi ndaloi të premten, tregtuesit filluan të shisnin monedha për të gjeneruar fitim, diçka që ktheu pas Bitcoin.

Monedha ra nën 4 mijë dollarë mëngjesin e ditës së sotme në 3,992 dollarë sipas Coinbase, ndërsa tani gjendet në 4,056 dollarë.

Në fillim të këtij muaji Blockchain i Bitcoin u nda për të formuar një monedhë të re, Bitcoin Cash. Që nga dita e enjte, kjo e fundit pati një rritje të konsiderueshme duke prekur kufirin e 913 dollarëve përpara se të binte në 677 dollarë në këto momente.

Monedha e tretë më e madhe për nga vlera e tregut është Ethereum e cila u rrit me 5% në 323 dollarë gjatë fundjavës.

/Telegraph.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0