Pas iranianëve, shqiptarët të dytët për azil në Britani të Madhe - Business Magazine Albania

Pas iranianëve, shqiptarët të dytët për azil në Britani të Madhe

Vonesat në përpunimin e kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare. Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 kanë pritur gjashtë muaj ose më shumë për çështjet e tyre për t’u proceduar, krahasuar me tre në katër gjatë së njëjtës periudhë në 2018. Në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues të azilit priste kaq gjatë. Ministria e Brendshme tha se merrej me “një numër të lartë çështjesh komplekse” dhe donte t’i jepte fund “vonesës së panevojshme”.

Azilkërkuesit nuk mund të punojnë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej pak më shumë se 5 paund dhe strehim, shpesh në hostele ose banesa të përbashkëta. Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të aplikojnë për të punuar, por punët për të cilat mund të aplikojnë janë të kufizuara. Uebfaqja e Home Office thotë se vendimet e drejtpërdrejta merren zakonisht brenda gjashtë muajve. Por ky standard u ndryshua vitin e kaluar pas numrit të madh të çështjeve komplekse.

“Ne nuk e dimë fundin e tij”

Farzin (jo emri i tij i vërtetë) ka pritur një vendim që nga dhjetori, pasi kishte shkuar nga Irani në MB për të shmangur persekutimin fetar. ‘’ Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë, nuk e dimë fundin e tij. Kjo shton një ndjenjë dëshpërimi dhe zhgënjimi.’’

Kur mbërriti në Yorkshire, Farzin mendoi se mund të përdorë përvojën dhe aftësitë e tij të biznesit për të gjetur një vend pune, por ndërsa ai pret, nuk është në gjendje të punojë. Bllokimi e ka bërë jetën më të vështirë. ‘’ Ju po i kërkoni dikujt të qëndrojë në një dhomë me 5 £ në ditë dhe pa asnjë shans për të udhëtuar ose bërë ndonjë gjë ose për të blerë gjëra ose për të pasur internet ose për të mbushur telefoni’’.

Kërkesat për azil të bëra midis marsit dhe dhjetorit 2014 -informacioni më i hershëm i disponueshëm- kishin më shumë se 80% shanse të vendoseshin brenda gjashtë muajve. Deri në fund të vitit 2019, kjo kishte rënë në 20%. Deri në fund të qershorit të këtij viti, nga pothuajse 43,000 aplikantë që presin vendimet, gati 17,000 kishin pritur për të paktën një vit. Peter Walsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha se viti 2019 ishte një “vit parakolp për aplikimet e azilit” me 45,000 kërkesa, më shumë se në çdo vit që nga viti 2003.

Njerëzit që aplikojnë përmes procesit kryesor të azilit ka shumë të ngjarë të vijnë nga Irani, Iraku ose Shqipëria, shkruan BBC. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme (Home Office) tha se qeveria po zhvillonte një “standard shërbimi” të ri. Sipas statistikave britanike, shqiptarët ishin të dytët në Mbretërinë e Bashkuar për numrin e kërkesave për azil pas iranianëve, ku 3,970 persona bënë një kërkesë të tillë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0