Pas bukës shtrenjtohet kafja dhe sheqeri në bare dhe restorante - Business Magazine Albania

Pas bukës shtrenjtohet kafja dhe sheqeri në bare dhe restorante

kafja dhe sheqeri

Kafeja është një nga produktet më popullore në vend dhe më të konsumuara, por kohët e fundit, çmimi i saj, sidomos në bare dhe restorante, është rritur ndjeshëm. Në Tiranë, ditët e fundit, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë duke pasur parasysh rritjen që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave.

Aktualisht në qendër dhe zonat rreth saj, një filxhan kafe kushtoi 90-120 lekë nga 70-90 lekë para se të fillonte pandemia. Çmimi i kafesë është rritur edhe në njësitë e pakicës ku 100 gramë tani shiten 130-140 lekë, nga 110 lekë para pandemisë. Një kilogram kafe “Arabica” u shit në tregjet ndërkombëtare me 4.7 euro për kilogram, me një rritje 73% në raport me vitin 2019 dhe 30% në raport me korrikun e vitit 2020.

Lexoni: Rritet çmimi i bukës me 10 lekë. Parashikohet rritje më e lartë në vazhdim

Enri Jahaj, i cili Drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, tha se çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimumi 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendase.

Rritja e çmimit të kafesë në tregjet ndërkombëtare u nxit nga ngrica shkatërruese në prodhuesin kryesor të kafesë në Brazil dhe kostot rekord të transportit të shkaktuara nga COVID-19. Çmimet e kafesë rritën më tej koston e një shporte blerjesh, pas rritjes së artikujve të tjerë si buka, vajrat vegjetale dhe sheqeri. Indeksi i Agjencisë Ushqimore të Kombeve të Bashkuara për çmimet botërore të ushqimit, për muajin korrik tregoi një rritje vjetore prej 31%, në një kohë kur shumë konsumatorë po luftojnë financiarisht për shkak të pandemisë.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0