Pas 30 shtatorit energjia do të blihet online

Pas 30 shtatorit energjia do të blihet online


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duhet të ketë bërë gati një platformë për blerjen e energjisë online brenda datës 30 shtator të këtij viti.

Sipas një vendimi që Enti Rregullator i Energjisë kishte marrë në qershor të vitit të kaluar OSHEE duhet të aplikonte blerjet online të energjisë me qëllim uljen e kostove qysh vitin e kaluar, por Operatori i Shpërndarjes nuk ka mundur ti respektojë këto afate duke aplikuar ankandet me negocim për blerjen e energjisë.

OSHEE sh.a. ka raportuar në Entin rregullator se grupi i punës është ngritur me qëllim krijimin e platformës online për blerjen online të energjisë elektrike dhe është hapur procedura me objekt “ ndërtimi i platformës elektronike të publikimit të të dhënave të blerësit dhe shitësit në funksion të blerjes/shitjes së energjisë elektrike.

Ekonomizimi i blerjes së energjisë bëhet i domosdoshëm në këtë periudhë kur kriza e prodhimit të energjisë ka rritur shpenzimet për import. Sasitë e mëdha të prokurimeve të energjisë jashtë vendit dhe në situatë emergjence kanë bërë që çmimet e importit të energjisë të jenë disa raste më të larta se në bursat rajonale.

Rregullorja e ERE e miratuar qysh vitin e kaluar kërkon krijimin e një platforme IT online që duhet të përdoret nga OSHEE për të gjitha ndërveprimet me tregtarët e Energjisë Elektrike në procesin e blerjes.

Kjo platformë duhet të jetë e aksesueshme për përdoruesit online. OSHEE duhet të drejtojë kalendarin e ofertave dhe regjistrin e tregtarëve të energjisë elektrike. Të gjitha ofertat, koha e paraqitjes dhe detajet e ofertës duhet të ruhen në sistem për një afat 5 vjeçar. Paraqitja e ofertave nga tregtarët e Energjisë Elektrike, bëhet online në sistem sipas një hyrje të paracaktuar në ditën e paraqitjes së ofertave.

Koha e hapjes dhe e mbylljes duhet të publikohen në Kalendarin e Ofertave. Sipas rregullores së tregtimit online shqyrtimi i plotësimit të ofertave dhe vlerësimi i tyre, duhet të bëhet në mënyrë automatike përmes sistemit online të IT. Rezultatet e procedurave të tenderimit duhet të paraqiten në mënyrë automatike në ERE për shqyrtim dhe duhet të përmbajnë tregtarët e Energjisë Elektrike të cilët kanë paraqitur ofertat, të gjithë informacionin në dispozicion të ofertave të marra dhe ofertat e përzgjedhura.

Gjithashtu OSHEE nëpërmjet sistemit online të IT duhet të publikojë rezultatet e blerjes në mënyrë anonime dhe të grumbulluar, me çmime mesatare dhe sasitë e blera për procedurat e blerjes. Importi i energjisë ka kushtuar dy muajt e fundit rreth 54 milionë euro, teksa pritet që shpenzime të larta të kryhen prej thatësirës që po pengon prodhimin vendas.

/BotaSot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0