Parku Kombëtar i Llogarasë kërcënohet nga zjarri. Flakët po afrohen - Business Magazine Albania

Parku Kombëtar i Llogarasë kërcënohet nga zjarri. Flakët po afrohen

Parku Kombëtar i Llogarasë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon në disa zona, në jug dhe në veri të vendit. Efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të emergjencave civile e shërbimeve vendore po punojnë për shuarjen e flakëve në zona të ndryshme.

Sipas ministrisë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit dhe rreziku që po shfaqet është ai i përhapjes së këtyre flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Operacioni nga ajri ka nisur në orët e para të mëngjesit. Ndërsa vatër tjetër kritike është ajo e Majës së Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit. Aty po punohet për mbajtjen nën kontroll, në mënyrë që flakët të mos kërcënojnë banesat.

Lexo: 6 vatra aktive zjarri në vend. Dëme edhe në njerëz

Në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës zjarri nuk paraqet rrezik për banesa, ndërsa po vijon puna për shuarjen e tij. Zjarri në fshatin Munellë-Domgjon është izoluar në njërin krah, por po vijon puna në krahun tjetër, ku ende ka prani flakësh.

Situatë të vështirë zjarri ka pasur në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Mirditë. Në fshatin Bogë, në Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri një ditë më parë, por pa rrezik për banesat.

Një tjetër vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m. Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra dhe po punohet për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0