Parkimi me pagesë në Tiranë, ja si përfitojnë banorët - Business Magazine Albania

Parkimi me pagesë në Tiranë, ja si përfitojnë banorët

~6 minuta lexim


Gati një vit pasi Këshilli Bashkiak mori vendimin për tarifim në 71 rrugë kryesore, nisin parkimet me pagesë në kryeqytet.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se pagesat për vendparkim në shtatë rrugët që përfshijnë bllokun “Shushica” dhe tri rrugë të tjera te “Komuna e Parisit” do të nisin për pak ditë, për t’u shtrirë më vonë në të gjithë qytetin.

Ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të informohen mbi pagesën, në rast se nuk dëshirojnë të përballen me bllokuesit e gomave. E po ashtu, edhe banorëve të këtij blloku, të pajisen me kartën e rezidentit, duke dorëzuar dokumentet e duhura pranë zyrave të “Tirana Parking”.

Këshilli Bashkiak ka miratuar për këtë zonë tarifën 100 lekë për një orë parkimi në rrugët e vijëzuara me ngjyrë blu, ndërsa ato me vijëzim të bardhë janë zonat e lira ku mund të parkohet pa pagesë.

REZIDENTËT

Janë shtatë rrugë të kryeqytetit të cilat, nga nesër do të bëhen me pagesë për të gjithë. Bëhet fjalë për bllokun “Shushica”, që kufizohet me rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik Kuqali”, “Grigor Heba” e “Medar Shtylla”, si dhe tri të tjera: “Komuna e Parisit” “Gjin Bue Shpata” dhe “Emin Duraku”, për të cilat duhet të paguash në rast se nuk je i pajisur me kartë rezidenti.tabela-rruget

Për të siguruar këtë të fundit, banorët e një zone administrative duhet të dorëzojnë sa më parë pranë zyrave të drejtorisë së përgjithshme të “Tirana Parking” një listë dokumentesh (të detajuara në tabelën përbri) që vërtetojnë se qytetari banon në një zonë të caktuar.

Kështu, kundrejt dokumentit të taksave vjetore, në xhamin e përparmë të makinës, ata që kanë një makinë, do të kenë edhe kartën e rezidentit, e cila nuk është gjë tjetër veçse një pullë ngjitëse e personalizuar, në të cilën shënohet targa e mjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial dhe ai i zonës ku banon.

Por, pajisja e rezidentit me kartë nuk i jep të drejtë këtij të fundit të parkojë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (ato me vijëzim blu). Banori i zonës, i cili ka një kartë të personalizuar, po ashtu nuk ka një vend të tillë. Ai mund të parkojë në një nga vendparkimet në dispozicion në të gjithë zonën.

Projekti për këtë kategori që përfitojnë parkim pa pagesë parashikon për ta çerekun e vendparkimeve brenda zonës ku banon, me përjashtim të rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi. Për shembull, nëse një rezident i zonës 1 dëshiron të parkojë në zonën 3, ka dy mundësi për të parkuar: në rrugët me vijëzim të bardhë, të përcaktuara si “të lira” dhe në ato me vijëzim blu kundrejt pagesës.

Aktualisht ka përfunduar vijëzimi në akset kryesore të Tiranës, si dhe vendosja e sinjalistikës së parkimeve me pagesë. Ndonëse procesi do të nisë vetëm në bllokun “Shushica” dhe disa akse kryesore, vijëzimet kanë përfunduar edhe në akse të tjera, si Rruga e Kavajës, “Myslym Shyri”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për t’u shtrirë në të gjitha rrugët e parashikuara në vendimin e Këshillit Bashkiak për parkimet me pagesë.

 

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi është ligji i jetës.”
— John F. Kennedy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0